showbiz

Denoncoi ish-vjehrrin, zbardhet dëshmia e Princ Lekës: Të ndërrosh rrugë kur të më shohësh mua…

Princ Leka dhe Elia Zaharia, kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë. E gjitha nisi ditën e djeshme gjatë pasdites, ku Princ Leka, shkoi për të vizituar vajzën në shtëpinë e tij, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia.

Leka është përballur me ish-vjehrrin e tij Gjergj Zaharia, i cili po kujdesej për mbesën e tij, pasi Elia nuk ndodhej në shtëpi.

Sipas dëshmisë së dhënë në polici, Princ Leka, shprehet se është fyer nga ish-vjehrri dhe është goditur me një send të fortë para vajzës së tij.

“Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën “Murat Toptani” rezidenca familjes mbretërore Nr.6, Tirane për të takuar vajzën time tq moshës 3-vjeçarare, pasi me ish-bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefi i administratës së Oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.

Me pas unë i kam kërkuar Sylës që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar, për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish-bashkëshorten.

Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylën edhe kam gjetur vajzën time të vogël Geraldina Zogu e moshës 3-vjeç e cila ka qene ne shoqërinë e gjyshit të saj babit të ish-bashkëshortes shtetasit Gjergj Zaharia.

Në këtë momente unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjale fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë t’i duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua.

Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke ju drejtuar Gjergjit që të mos më ofendoj e kërcënojë sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën.

Në këto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia, më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qene vetëm mbrojtës, por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një sende të  fortë (statujë druri) me të cilin më ka goditur”, thuhet në dëshminë e Princ Lekës.

të fundit

Kush është Ermir Ndreaj, ish-pronari i “Cinco Cavalli” i arrestuar sot nga SPAK!

Ermir Ndreaj është një nga personat e vënë në pranga në kuadër të aksionit të nisur nga Prokuroria e Posaçme…

21 minutes ago

Goditja e rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës, SPAK: U sekuestruan mbi 6 ton lëndë narkotike me vlerë 411 milionë euro! 16 persona nën hetim

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me goditjen e rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës, ku bën me…

24 minutes ago

Shqipëria në flakë/ Deputeti i PS, Petro Koçi: Të dënohen me burg përjetë ata që i vënë zjarrin pyjeve e maleve

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar për zjarret që kanë përfshirë thuasje…

36 minutes ago

Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, kryebashkiaku i Pustecit: Do ndërhyjmë nesër në mëngjes

Parku Kombëtar i Prespës në Pustec u përfshi nga flakët pasditen e sotme ndërsa vatra është ende aktive. Për shkak…

1 hour ago

Ilir Alimehmeti ‘sulmon’ PD-në: Parti ku mungon hapja dhe meritokracia! Rithemelimi nuk solli asgjë, premtime të pambajtura

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi në siglën e Partisë Demokratike, deklaroi në emisionin "Kjo Javë"…

1 hour ago

Zjarret përhapen edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra të reja në tetë orët e fundit

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku i temperaturave të larta dhe erërave të forta, në disa…

2 hours ago