showbiz

Dea Mishel nis romancën me Shpatin, Amos Zaharia “thyen” heshtjen: Unë nuk flirtoj me shoqet e mia

Të gjithë e kujtojmë flirtin mes Amos Zaharia dhe Dea Mishel në shtëpinë e Big Brother.

Ndonëse para se të dilte nga shtëpia, banorët e përcaktuan marrëdhënien e tyre si miqësore, të dy e kanë pranuar se kishin një kimi. Por gjërat u dukën sikur ndryshuan për Dean, kur në shtëpi u fut Shpati. Që në momentet e para, ajo shprehu simpatinë për banorin e ri dhe kaq mjaftoi që banorët brenda shtëpisë të mendonin se gjithçka ishte një lojë nga ana e blogurës.

Të lidhura

None found

I ftuar në një emision, Amos u shpreh se nuk është mërzitur nga veprimet e Deas, e se jeta vazhdon për të dy ata. Amos e ka thënë më parë hyrjes se Shpatit në shtëpi që po e pret Dean jashtë për ta njohur më tepër, por tani nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë. Ndërkohë vetë Dea duket më e qartë në qëndrimin e saj, duke pohuar se me Amos do vijojë të takohet, por mes tyre do të vijojë të jetë vetëm një miqësi. Nga ana tjetër mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, ajo u shpreh se nuk ka një pëlqim për Shpatin, por gjithçka e kishte bërë për lojë.

“Po tani gjërat sikur kanë ndryshuar pak dhe ju jeni vetë të dijenishëm. Unë di vetëm të them këtë gjë që brenda asaj shtëpie unë nuk është se e pata të lehtë që të gjeja komunikimin me shumë nga banorët. Ishin të pakët ata njerëz me të cilët mund të bëja edhe këto humoret që mbase nuk janë kuptuar dhe mbase kjo nuk ka shërbyer për mirë. Por me Dean u krijua ndjesia që marrëdhënia mund të ishte multi dimensionale. Ishte një raport që i krijonte kushtet që të ndërtohej diçka më shumë.”

Kur moderatoret e pyetën nëse ishte “ndarë” me Dean aktori u përgjigj duke thënë se:

“Nuk kemi si ndahemi kur nuk jemi lidhur.”

Ndërkohë i pyetur për marrëdhënien e Deas me Shpatin, ai u shpreh se e sheh si të vërtet.

Pyetje: Dea nga ti te Shpati, pra lule më lule, si e shikon?

Amos: Unë nuk e kam parë si lojë, çdo gjë që ka ndodhur aty ka qenë e vërtetë. Kur del jashtë shikon se disa njerëz bëjnë lojë e për hir të lojës bëjnë gjëra të caktuara. Nuk e di nëse po e bën për lojë.

të fundit

VIDEO NEWS/ Police use drone to drop tear gas on protesters, moment it crashes

Gjatë protestave studentore të zhvilluara para Kryeministrisë, është vënë re një dron që dyshohet se përdorej për të hedhur gaz…

3 minutes ago

Arsenali synon huazimin e Endrickut nga Real Madridi në janar

Arsenali ka nisur lëvizjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian Endrick nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas…

3 minutes ago

Protesters move to Myslym Shyri Street, blocking it with garbage bins

Pas tensioneve para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në rrugën “Myslym Shyri”, ku kanë bllokuar qarkullimin duke vendosur kosha mbeturinash në…

3 minutes ago

E dëgjove çfarë thanë për ty?”/ Monika Lubonja thumbon kritikuesit pas publikimit të videove intime: Unë nuk e flas gjuhën e tyre

Me një postim në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e…

3 minutes ago

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund zbulojnë formacionet për derbin gjerman

Formacionet zyrtare të derbit gjerman mes Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit janë publikuar, me të dy skuadrat që kanë zbuluar…

3 minutes ago

VIDEO/ Police drone falls on protesters as large numbers of officers intervene to disperse citizens from the Prime Minister’s Office

Tensionohet situata te Kryeministria. Hidhet gaz lotsjellës me intensitet. Forca të shumta policie janë vendosur në gatishmëri në protestën te…

4 minutes ago