Megjithëse është prej 2 muajsh në kërkim nga policia shqiptare, kjo nuk e ka penguar në asnjë moment Fjolla Morinën të shijojë jetën e saj. Së fundmi ajo ka qenë me pushime në Dubai me partnerin, Fisnikun, i cili e ka surprizuar këngëtaren në mënyrën më të bukur të mundshme.
None found
Ata kanë udhëtuar drejt ishujve Maldive me njëri-tjetrin dhe në vendin magjik ai i ka bërë një super propozim për martesë. Ka qenë Fjolla ajo që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale foto e video nga ky moment special në jetën e saj.
Fisniku duket se e ka menduar gjatë propozimin, sepse është një ndër më të bukurit që kemi parë deri më sot. Në një pishinë është shkruar me petale trëndafili të kuq “Fjolla të dua! A do martohesh me mua?”. Pasi e ka marrë Fjollën për dore për t’i zbuluar surprizën, Fisniku i është ulur në gjunjë këngëtares me një unazë diamanti për t’i propozuar. Sigurisht ajo nuk i ka rezistuar një propozimi të tillë dhe menjëherë ka pranuar.
“Dhe unë thashë ‘PO’. Zyrtarisht të martuar”, ka shkruar Fjolla përkrah postimeve
Mirëpo, Fjolla jo vetëm që tha “Po”, por veshi edhe fustanin e bardhë të nusërisë në Maldive, duke kurorëzuar kështu me martesë dashurinë e tyre.
“Revista Who” ka publikuar fotot nga dasma e thjeshtë dhe magjike e Fjollës, e cila duket se është në qiellin e shtatë nga lumturia.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…
Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…