showbiz

Dasma sekrete e Ronaldos dhe Georginës: Vetëm 4 dëshmitarë, mungoi nëna e yllit portugez…

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez, u martuan në rezidencën e tyre prej 30 milionë paundësh (rreth 34.5 milionë euro), me vetëm katër dëshmitarë dhe fëmijët e tyre.

Çifti i famshëm i kanë dhënë fund një dekade lidhjeje, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni tepër private në rezidencën luksoze të futbollistit në Quinta da Marina, pranë Lisbonës.

Të lidhura

None found

Çifti u martua më 11 gusht, ndërsa sipas dokumenteve të publikuara nga mediat portugeze, në ceremoni ishin vetëm katër dëshmitarë dhe pesë fëmijët e tyre, shkruan The Sun.

Mes dëshmitarëve ishin motra e Georginës, Ivana, miku i vjetër i Ronaldos, Miguel Paixao, si dhe një çift spanjoll.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është mungesa e familjes së ngushtë të Ronaldos. Nëna e tij, Dolores Aveiro, si dhe motrat Katia e Elma dhe vëllai Hugo, nuk ishin të pranishëm në ceremoninë intime.

Megjithatë, Dolores e ka mbështetur publikisht martesën e të birit, duke reaguar me një zemër në postimin e tij. Ronaldo dhe Georgina, të cilët janë bashkë prej rreth dhjetë vitesh, kanë vendosur gjithashtu të ruajnë mbiemrat e tyre pas martesës.

Një ditë para ceremonisë, ata kishin nënshkruar edhe marrëveshjen paramartesore për ndarjen e pasurive.

të fundit

Horoskopi i ditës: çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, punën dhe financat

Dashuria, karriera, paratë e fati - njihuni me horoskopin për ditën e sotme [...]Read More...

2 minutes ago

Horoskopi 25 Nëntor 2026, zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do të keni më shumë sukses…

8 minutes ago

Punimet për rikthimin e bllokut B1 në KEK vijojnë deri vonë

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë mobilizuar për rikthimin në operim të bllokut B1 të Termocentralit Kosova B.…

10 minutes ago

Muhamed Elmazi: Ownership of Lake Treska fully returns to the Municipality of Saraj

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka njoftuar se Qeveria, në seancën e 232-të të mbajtur më 24 nëntor…

17 minutes ago

Half of adults in North Macedonia use tobacco, while economic costs exceed 500 million euros

Çdo i dyti qytetar i rritur në Maqedoninë e Veriut konsumon duhan, ndërsa nëse përfshihen edhe cigaret elektronike dhe produktet…

17 minutes ago

Kosovo Assembly committees to meet, with Minister Rizvanolli set to report

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, mbledhje, në të cilat do të shqyrtohen çështje që lidhen…

17 minutes ago