showbiz

“Dashuria jote me Brikenën është ‘fake’”/ Debat i ashpër mes Juelës dhe Mateos, banori: Ti je pa karakter

Një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5, mes Juelës dhe Mateos.

Gjatë debatit, Juela ka komentuar lojën e Mateos në shtëpi, duke u shprehur se ai nuk bën gjë tjetër veç dashurisë me Brikenën, që ajo e ka quajtur ‘fake’.

Të lidhura

None found

Ndërkohë Mateo i është kundërpërgjigjur banores duke u shprehur se ajo nuk ka respekt për veten e saj dhe duke e quajtur një femër pa karakter.

Nga ana tjetër Juela ka akuzuar Mateon se ai nuk ka guxim që t’i thotë publikut që nuk ka ndjenja për Brikenën duke iu frikësuar lojës brenda në shtëpi.

Pjesë nga debati:

Juela: Ke hyrë si ish i dashur, ti nuk ke këllqe të kapesh me Selin dhe Gimbon, por merresh me Juelën. Ti nuk ke situata të reja, nuk je i aftë të sulmosh në këtë lojë edhe të mbrohesh në këtë lojë. Vetëm për të ofenduar je ti në këtë lojë. Ofendimet më të ulëta që janë bërë një femre i ke bërë ti.

Mateo: Vetëm unë nuk ofendoj femrat këtu brenda. Unë shkoj me të gjitha gocat, por ti nuk ke identitet.

Juela: Unë e kam identitetin të shkelur me ty. Ti merresh me mua se kam argument dhe identitet. Kur të jesh ti në nominim bashkë me mua, aty do të shihet loja jote.

Mateo: Çfarë do bësh, do më shash nga mëngjesi deri në darkë?

Juela: Fare nuk do të shaj, por kam karta të forta.

Mateo: Je komplet e pa aftë.

Juela: Ti je i pa aftë në këtë lojë. Ti ke sjellë vetëm intriga, mashtrime dhe dashuri ‘fake’.

Mateo: Karakteri yt është i pa aftë dhe ti je pa karakter.

Juela: Unë jam shumë e aftë të sulmoj, të provokoj dhe të mbrohem.

Mateo: Ti nuk di të provokosh, të sulmosh e as të mbrohesh. Ti di vetëm të bësh intriga dhe të gënjesh.

Juela: Ti ofendon Mirin. Ke hyrë në lojë duke hyrë si ish i dashuri. Ti ke nevojë për debate. Nuk ke guxim t’i thuash Selit çfarë mendon për krevatin, se sa falso është ajo. Nuk e ke guximin të thuash çfarë mendon për Gimbon.

Nuk ke guxim t’i thuash publikut që ‘Unë Brikenën nuk e dua, më pëlqen, nuk më intereson, edhe e ke dashur falso për të ndenjur brenda kësaj loje, se ti nuk ke çfarë të japësh tjetër’. Ti je i aftë të sjellësh vetëm një dashuri ‘fake’, flirt këtu brenda, intriga dhe xhelozi. Ti je ekspert trekëndëshash.

Mateo: Prandaj u fute midis meje edhe Brikenës ti, se të tha Greta. Të urdhëron Greta.

Juela: Ti nuk e theve vezën për ta puthur femrën që të pëlqen, nuk je i aftë.

Mateo: Se kam respekt, por ti nuk ke respekt për veten tënde.

Juela: Ti nuk ke respekt kur ofendon Juelën në të gjitha format. Ti je viktimë e hijes tënde dhe je një djalë me fanatizëm të frikshëm.

Tags: Juelamateo

të fundit

Wirtz zhgënjen te Liverpooli, Bierhoff e imagjinon te Barcelona

Florian Wirtz u transferua verën e kaluar nga Bayer Leverkusen te Liverpooli për 125 milionë euro, por mesfushori gjerman ende…

3 minutes ago

VLEN synon dy poste të reja zëvendësministrash, në qeveri priten ndryshime në nivelin e dytë

Koalicioni VLEN pritet të marrë pozicionet e zëvendësministrave në dikasteret e Shëndetësisë dhe të Politikës Sociale, pas bisedimeve dhe marrëveshjes…

9 minutes ago

Sulm me thikë në një shkollë të Stambollit, tre nxënës plagosen nga bashkëmoshatari 16-vjeçar

Një incident i ri ka ndodhur brenda 24 orëve në një shkollë të mesme në lagjen Esenyurt të Stambollit, pasi…

15 minutes ago

SHBA i kërkon Moskës transparencë për vdekjen e studiueses së murtajës, Trump planifikon bisedë me Putinin

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë më shumë informacion nga Rusia pas vdekjes së një 28-vjeçareje që punonte në Institutin e…

15 minutes ago

Sali: Anëtarësimi në BE duhet të mbështetet te drejtësia, parashikueshmëria dhe meritat

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me zëvendësministren për çështje të Bashkimit Evropian të…

22 minutes ago

Tasholli warns the EU: Kosovars and the diaspora will respond on October 10 in Brussels

Ismail Tasholli nga “Liria ka emër”, e cila njëherit është edhe organizatore e protestave në diasporë, i është kundërpërgjigjur BE-së,…

22 minutes ago