Categories: showbiz

Dafina Zeqiri rrëfen për herë të parë historinë personale: Kam qenë në një marrëdhënie abuzive

Dafina Zeqiri jo vetëm që është një nga këngëtaret më të mira dhe të suksesshme shqiptare, por edhe një nga personazhet publike që e kemi parë shpesh të lobojë për të drejtat e vajzave dhe grave, sidomos ato shqiptare. Artistja u është bashkuar kauzave të ndryshme që kanë në qendër gratë, protestave për të drejtat e tyre, teksa edhe në rrjetet sociale u kushton një hapësirë goxha të madhe motivimit të grave dhe vajzave dhe jep mesazhe shumë të rëndësishme.

Nisur nga ngjarjet e fundit në Kosovë, Dafina ditën e sotme ka rrëfyer për herë të parë se është abuzuar para shumë vitesh. Përmes një statusi në Instastory, Dafina shkruan se ka qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës, por nuk mori mbështetje nga askush, sidomos nga institucionet që ishin të korruptuar. Ajo shkruan se ish-i dashuri kishte gënjyer për të duke thënë se e kishte tradhtuar, teksa më pas ishte larguar kokëlartë dhe i lumtur. Ndërkohë, shton se ajo për vite me radhë është përballur me komente dhe paragjykime të shumta.

Të lidhura

None found

“Si mundet: Sa herë një grua përdhunohet? Abuzohet? Kërcënohet? Madje dhe vritet? Një nga justifikimet që dëgjon nga djemtë është: ‘Ajo më tradhtonte!’, ‘Donte vetë!’, ‘E kërkoi vetë!’.

Dhe ju e besoni? Vajzat e tjera flasin për këtë gjë? Mos e lejoni të akuzuarin të marrin vëmendje nga budallallëqet e tyre! Mos i lejoni të akuzuarit të bëjnë krime dhe të akuzojnë femrat! Mos i lejoni të akuzuarit të hedhin më shumë baltë mbi gratë!

Unë kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës dhe gjejeni pak se kë akuzuan… Mua! E njëjta gënjeshtër me emrin tim: Ajo po më tradhtonte! Nuk mora asnjëherë ndihmë për mbështetje nga sistemi, sepse ishte i korruptuar! Për vite u përballa komente dhe gjepura! Ndërsa djali që isha në lidhje eci me kokën drejt dhe i lumtur, sepse ai e fitoi vëmendjen! Stop!

Më ka ardhur në majë të hundës më të mbajturin gojën mbyllur nga idiotët paragjykues! Ju nuk më njihni dhe emri im është përdorur dhe përmendur shumë herë për vëmendje dhe lajme të rreme nga X persona! Stop! “, shkruan Dafina në status.

të fundit

Tirana përfundon përgatitjet e merkatos dhe sfidon Laçin para nisjes së Superiores (DATA-ORA)

TiranaTirana ka marrë një “fytyrë” të re me Dean Klafuriç në stol [...]Read More...

13 minutes ago

Fotoja që ngriti dyshimet për fëmijën e dytë, Kiara Tito nuk i lë ndjekësit pa një përgjigje…

Një fotografi e publikuar pak ditë më parë nga Kiara Tito ndezi menjëherë aludimet në rrjetet sociale për një shtatzëni…

16 minutes ago

Mbi 10 firma paguajnë deri në 100 mijë dollarë në muaj për akses të përshpejtuar në postimet e Truth Social

Mbi 10 kompani financiare janë regjistruar në një shërbim të ri të Trump Media and Technology Group, që u mundëson…

19 minutes ago

Tahiraj: Manastiri i Deçanit të mos shndërrohet në justifikim për politika hegjemoniste

Veprimtari Saim Tahiraj ka shkruar në Facebook se Manastiri i Deçanit nuk duhet të përdoret si pretekst politik dhe se…

20 minutes ago

Koçeku kritikon qeverinë për zjarret: Paketat nuk mbrojnë natyrën, ndërsa Shqipëria po humbet pasurinë e saj më të madhe

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e cila është larguar nga PS dhe i është bashkuar protestës, ka reaguar për situatën…

27 minutes ago

Iran executes 23-year-old woman who said she killed during an attempted rape

Irani ka ekzekutuar 23-vjeçaren Marzieh Nieri në burgun qendror të Qazvinit, pasi gjykata rrëzoi pretendimin e saj se kishte vepruar…

34 minutes ago