Në puntatën e fundit për këtë sezon te “Kosherja”, Bes Kallaku trajtoi si temë të editorialit të tij, atë që ndodh gjatë sezonit veror në vendin tonë. Aktori i humorit u ndal te të gjitha problematikat me të cilat përballet një turist në Shqipëri, duke filluar nga çmimet stratosferike.
“Sa herë që vjen stina e verës kemi vetëm dy pyetje: Ku do të shkojmë dhe a do të ikim me pushime. Në vendet perëndimore është absurde të thuash a do të ikim me pushime, thjesht duan të zgjedhin vendin. Përveç rasteve kur preferojnë të vijnë për pushime në Shqipëri. Këtu te ne është e çuditshme.
Jemi të vetmit që sa herë shkojmë te restoranti, dhe hamë mëngjesin, pyesim kamarierin sa është omëleta sot. Sepse ndryshon çmimi sa herë ikën dhe vjen. Dhe kamarieri të shikon se si je vesh dhe të këput 20 mijë lekë. Por kur i thua ule pak çmimin, thotë e kam prerë faturën.
Nuk është dixhitale por nga këto me shkrim që e ka grisur faqen nga libri i historisë së djalit. Mos të flasim për higjienën përreth. Ke frikë të shkosh me fëmijët në plazh. Për të gjithë bizneset që ofrojnë shërbime turistike por dhe për shtetin, kërkojmë që të ketë sa më shumë hapësira publike për plazhistët.
Shqiptarit të shkretë po i kalbet çadra në shtëpi. Pronarët e hoteleve nuk duhet t’i vendosin çmimet e dhomave sikur po i lajnë çarçafët me një ilaç që kushton 200 euro. Të mos e shesin ujin 7 mijë lekë sikur e kanë mbushur me ujë të shenjtë. Meqë tokat i keni zaptuar për parking, të paktën mbajini çmimet normal.
Për të gjithë popullin, edhe ju bëni tuajën. Merrni ndonjë qese me vete nga shtëpia për të hedhur të gjithë mbeturat në vendet publike.”, tha aktori.
Presidenti i Kinës Xi Jinping do të presë Presidentin e Koresë së Jugut Lee Jae Myung në një vizitë shtetërore…
Ushtria ukrainase tha më 2 janar se godet vetëm “caqe ushtarake”, një ditë pasi Rusia e akuzoi Kievin se ka…
Viti 2026 i rezervon Shqipërisë mundësinë e artë për të marrë pjesë në Kupën e Botës, nëpërmjet play-off në mars,…
Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, debatet nuk kanë të ndalur dita ditës. Një përplasje e fortë ka ndodhur…
Teksa vendi është përfshirë nga moti i keq, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEO) ka ka paralajmëruar qytetarët…
Aksi kombëtar Përrenjas–Elbasan, vijon të jetë i bllokuar prej orësh, duke lënë mijëra qytetarë të izoluar në automjete. Qarkullimi është…