Princi dhe Princesha e Uellsit, së bashku me tre fëmijët e tyre, Princi George (12), Princesha Charlotte (10) dhe Princi Louis (7) – pritet të zhvendosen në shtëpinë e tyre të re, Forest Lodge në Windsor, në fillim të nëntorit.
Shtëpia me tetë dhoma gjumi ndodhet në pronën Windsor Great Park dhe konsiderohet “shtëpia e përhershme” e familjes, pas disa vitesh sfiduese. Fillimisht u raportua se çifti mbretëror shpresonte të vendosej për Krishtlindje, por punimet e rinovimit përfunduan më herët se parashikohej. Sipas Daily Mail, stafi ka nisur tashmë të zhvendosë sendet personale, ndërsa është vendosur një perimetër sigurie prej 150 hektarësh, në bashkëpunim me Home Office.
None found
A është vdekja vetëm një iluzion? Teoria kuantike që po sfidon kufijtë e realitetit
A është vdekja vetëm një iluzion? Teoria kuantike që po sfidon kufijtë e realitetit
12:08 14/10/25
Fëmijët janë në pushimin e gjysmëvitit nga shkolla Lambrook që nga 17 tetori, ndërsa Princi William (43) do të jetë në Brazil nga 3 deri më 7 nëntor, për eventin Earthshot Prize dhe konferencën për klimën COP30. Ndërkohë, Princesha Kate (43) nuk do ta shoqërojë atë, pasi është e angazhuar me mobilimin dhe arredimin e shtëpisë së re.
Ky ndryshim vjen pas një periudhe të vështirë për çiftin: humbja e Mbretëreshës Elizabeth në 2022, diagnoza e kancerit për Kate dhe Mbretin Charles në fillim të 2024, dhe përballja me sfida personale dhe emocionale. Forest Lodge përfaqëson një fillim të ri për familjen mbretërore.
Barcelona po monitoron nga afër mesfushorin e Borussia Dortmundit, Felix Nmecha, në një operacion që mund të shndërrohet në një…
Kapet në Ksamil “Vis Korçari”, përplas makinat e policisë por vihet në pranga. 34-vjeçari nga Elbasani Elvis Koçi alias Elvis…
Ndërkohë që Tirana dhe jo vetëm, ziejnë prej 22 ditësh nga revoltat dhe protestat për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është…
Botërori 2026 vazhdon të prodhojë spektakël, teksa ka arritur shifrën e 100 golave më shpejt se çdo edicion tjetër i…
Identifikohet viktima e aksidentit të ndodhur mesnatën e djeshme në autostradën Lushnje-Rrogozhinë. Fatkeqësisht, policia sqaron se viktima është goditur edhe…