showbiz

“Çfarë po ndodh me Mbretëreshën Elizabet?”, analistja britanike ngre alarmin: Po venitet para syve tanë

“Mbretëresha po venitet para syve tanë!” Ky ishte alarmi i dhënë nga analistja mbretërore Daniela Elser në Britaninë e Madhe.

Komentet e Elser kanë ngritur një shqetësim të madh në ishull për shëndetin e mbretëreshës Elizabet, e cila këtë vit festoi 96 vjetorin e lindjes.

Të lidhura

None found

Analistja krahasoi dy foto të mbretëreshës, të kapura në diferencën e nj viti, ku ajo shfaqet e veshur me të njëjtat roba teksa takon dy personalitete britanike.

Në foton e parë të realizuar vetëm një javë më parë, Elizabet shfaqet e veshur me një fustan me lule, teksa sipas analistes, ajo është më e dobët, e plakur dhe e tkurrur, në krahasim me një vit më parë.

“Si u bënë gjërat kaq keq, kaq shpejt? Si brenda një viti kemi parë që Mbretëresha të largohej nga hipja në kuaj, të mos shëtiste më qentë e saj dhe të mos drejtonte më Range Rover-et e saj. Tani thuhet se ajo përdor një karrige me rrota me raste?”- shprehej analistja.

“Ajo që tregon fotografia e së enjtes është se Madhëria e Saj duket se po shuhet para syve tanë, por Pallati Buckingham po përpiqet t’i përmbahet linjës së tyre gjithnjë e më të lodhur ‘nuk po ndodh asgjë’”- vazhdoi ajo.

Më herët, mbretëresha ka ngjallur shqetësim teksa është shfaqur jo shumë e shëndetshme, duke lëvizur me ndihmën e një karroce me rrota apo dhe duke anuluar disa vente të rëndësishme.

të fundit

Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, shembet një godinë një katëshe! Detajet e para

Një shpërthim ka ndodhur në zonën e Brrylit te një pikë karburanti Eida. Burime bëjnë me dije se ka shpërthyer…

17 seconds ago

Përshkallëzohet përplasja SHBA-Iran: pesë cisterna iraniane goditen, Teherani sulmon bazën amerikane në Jordani

Përshkallëzohet konflikti mes SHBA-së dhe Iranit. Forcat amerikane kanë goditur pesë cisterna nafte iraniane, ndërsa Teherani është kundërpërgjigjur me raketa…

1 minute ago

Sot dita e 102 e revoltës qytetare: Rama jep dorëheqjen!

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike hyn sot në ditën e 102-të. Qytetarët pritet të rikthehen sërish sot në…

6 minutes ago

Kuvendi i Kosovës rifillon sot përpjekjet për konstituim pas bllokadës

Kuvendi i Kosovës pritet të rifillojë sot procesin e konstituimit, pas më shumë se një muaji bllokadë institucionale. Seanca e…

9 minutes ago

Për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët dhe europianët: 29% për ushqime, gati trefishi i BE-së

Shqiptarët kanë një nivel konsumi individual shumë më të ulët se mesatarja europiane, por për ushqimet shpenzojnë pothuajse po aq…

12 minutes ago

Parashikimi i motit për 9 Shtator 2026/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme të…

21 minutes ago