showbiz

Çfarë po kurdis Luizi?! Fenomeni i BBV rikthehet sonte në ekran me Alketa Vejsiun, “shënjestron” Sara Hoxhën: E di ti ç’ndodh me mua në TV

Të gjithë e mbajnë mend nga “Big Brother VIP Albania 2”, por Luiz Ejlli rikthehet sonte në televizion në një tjetër rol. Shkodrani do të jetë në qendër të një formati të ri televiziv, të titulluar “Live me Luizin”, që nis transmetimin këtë mbrëmje në Top Channel.

Programi do të ndërthurë intervistat me personazhe të njohur, muzikën live, humorin dhe lojërat, duke e vendosur Luiz Ejllin këtë herë në rolin e moderatorit. Pak orë para premierës, drejtuesja ekzekutive e Top Channel, Sara Hoxha, ka ndarë emocionet për rikthimin e saj në një projekt me Luizin, disa vite pas bashkëpunimit të tyre të mëparshëm.

Të lidhura

None found

“Pas disa vitesh rikthehem të punoj me Luizin, por këtë herë në një dimension tjetër, siç publiku nuk e ka parë më parë”, shkruan Hoxha, duke falënderuar edhe ekipin e Top Channel që ka punuar prej javësh për realizimin e formatit.

Postimi nuk i ka shpëtuar Luizit. Ai ka reaguar duke e falënderuar Sarën për besimin, por në fund ka lënë edhe një tjetër “kunj”, duke shtuar kureshtjen për atë që do të ndodhë në ekran:

“E di ti çfarë ndodh me mua kur dal në televizor.”

E ftuara e parë e Luizit do të jetë Alketa Vejsiu, ndërsa formati do të nisë sonte në orën 21:00 në Top Channel.

të fundit

Hamza: Fillimisht duhet të miratohet ligji për Gjykatën Speciale, më pas diskutojmë për presidentin

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha pas takimit me kryeministrin Albin Kurti se aktualisht nuk ka marrëveshje, ndërsa la të…

3 minutes ago

Hamza pas takimit me Kurtin: Nuk u arrit marrëveshje

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.  Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…

3 minutes ago

Babai i talentit të Manchester Cityt zbulon klauzolën e posaçme në kontratat e lojtarëve

Babai i një prej lojtarëve të rinj të Manchester Cityt ka hedhur dritë mbi një detaj të mundshëm në kontratat…

6 minutes ago

Kos: Maqedonia e Veriut ende pa përparim në negociatat me BE-në, Shqipëria dhe Mali i Zi kryesojnë procesin

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë aktualisht vendet që kanë bërë…

8 minutes ago

Nën trysninë e Uashingtonit, G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë

G7, e udhëhequr nga Franca, njoftoi lirimin e 100 milionë fuçive naftë bruto dhe dizel, pasi Trump kërcënoi me ndalimin…

9 minutes ago

Lawler thirrje liderëve të Kosovës: Uniteti politik është më i domosdoshëm se kurrë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga kongresisti amerikan Michael Lawler, anëtar i Komisionit për…

14 minutes ago