Categories: showbiz

Çfarë ndodhi mes tyre? Pasi e zgjodhi që të luajnë çift, Iliri i tregon Sabianit defektin që ka (VIDEO)

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, që në javët e para brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, krijoi një lidhje shumë të fortë me këngëtarin e njohur, Sabiani.

Madje kur Sabiani u eliminua njëherë nga publiku, Iliri ishte i gatshëm që të linte shtëpinë së bashku me të. Por fati ishte nga ana e këngëtarit, pasi u rikthye në shtëpi falë biletës që kishte, ku shkruhej “vajtje-ardhje”.

Të lidhura

None found

Pasi “Vëllai i Madh” i bëri të ditur se në vazhdimësi do të duhet të laujnë në çift, Iliri zgjodhi pikërisht Sabianin si aleat të tij. Mirëpo, kohët e fundit, balerini ka vënë re një detaj në sjelljen e tij, i cili po e penalizon.

Iliri i tha Sabianit se ka shumë besim te të gjithë konkurrentët dhe mendon se edhe ata do t’ia kthejnë me të njëjtën monedhë. Ai e paralajmëroi artistin që të “mos i jepet” kaq shumë njerëzve, sepse janë aty brenda për lojë.

Çfarë ndodhi mes tyre? Pasi e zgjodhi që të luajnë

Pjesë nga biseda:

Sabiani: Më ka nxjerr Zoti atje ku… rri ti, s’di gjë ti.

Iliri: Defekti yt i vetëm e di kush është?

Sabiani: As kam asnjë defekt. Defektin e di vetëm Zoti o vëlla.

Iliri: Jo, do ta them kush është defekti? Që ke shumë besim te njerëzit.

Sabiani: S’kam besim… kam besim te Zoti o shok.

Iliri: Lëre tani, mos m’u fut në tema teologjike.

Sabiani: Unë e përkufizoj vetëm si dua unë gjërat.

Iliri: Ti i jepesh njerëzve.

Sabiani: Do mbaj rezerva?

Iliri: Ti i do njerëzit.

Sabiani: Normal që i dua.

Iliri: Ti mendon se njerëzit ta kthejnë me të njëjtën monedhë, por nuk është kështu.

Sabiani: Po s’ma kthyen, ma shpërble i madhi Zot. I ruan Zoti kalamaqet.

Iliri: Zoti është tjetër gjë.

Sabiani: Është kryesori.

Iliri: Është kryesori, por në këtë rast unë po të them që këtu brenda ku jemi…

Sabiani: As këtu brenda, se unë s’do ndërroj nga situata, se jam këtu brenda dhe do bëj ndryshe.

Iliri: Ti i jepesh shumë njerëzve edhe mendon që do të ta kthejnë edhe vetë ma ke thënë që në të kaluarën…

Sabiani: Kurrë mos e kthefshin!

Ndërkohë kujtojmë se Iliri dhe Sabiani janë një ndër çiftet e nominuara këtë javë. Çifti tjetër është Beniada dhe Einxhel. Por ndryshe nga herët e tjera, votimi do të bëhet për të shpëtuar njërin prej tyre, në mënyrë që të ketë mundësinë të vazhdojë lojën.

të fundit

Nga Superga te Calciopoli: kapitujt më të errët të gjashtë klubeve të mëdha evropiane

Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…

5 hours ago

The fractured relationship is heading toward an end”/ Ilir Kulla: Veliaj was transferred to Fier after clashing with Rama over the municipality’s signature

Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…

5 hours ago

Kosovo-Germany, focus on digitizing administration and simplifying procedures

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

5 hours ago

Faruk Muqolli declares €100,000 in cash, inherited land and two vehicles: the assets of the police officer linked to the Arlinda Zekaj case

Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…

5 hours ago

Kosovë-Gjermani, fokus te digjitalizimi i administratës dhe lehtësimi i procedurave

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

6 hours ago

VIDEO/ Alen Vukaj, talenti 18-vjeçar shqiptar që po spikat te Interi dhe tërheq vëmendjen e UEFA-s

Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…

6 hours ago