Këngëtarja Rozana Radi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi ka ndarë me ta një incident që i ka ndodhur gjatë aktivitetit fizik, si pasojë e të cilit ka pësuar një dëmtim në syrin e djathtë.
Përmes dy postimeve në InstaStory, artistja ka publikuar fotografi ku duket syri i lënduar, me ënjtje dhe skuqje të dukshme. Ajo ka sqaruar se po ndiqet nga mjekët dhe se aktualisht është në proces rikuperimi.
None found
“Më pyesni pse mbaj syze këtë periudhë dhe përse nuk dal shpesh as në ekran, as në Instagram. Siç mund ta shihni, gjatë aktivitetit fizik rrëshqita dhe pësova një dëmtim në zonën e syrit të djathtë. Po ndiqem nga mjekët e spitalit dhe ndërkohë pres të rikuperohem e të vazhdoj aktivitetet e mia. PS: Më e keqja ka kaluar tashmë. Faleminderit për interesimin”, ka shkruar ajo.
Ndërsa në foton tjetër ajo shfaqet para pasqyrës, duke bërë shenjën e fitores me gishta. Gjithashtu ajo ka bërë me dije në festivalin “Kënga Magjike”, duke theksuar se dëmtimi nuk do ta pengojë të vijojë angazhimet e saj artistike. Rozana ka treguar se ka realizuar xhirimet pavarësisht gjendjes së syrit dhe se për shkak të dëmtimit, do t’i duhet kohë që ënjtja të largohet plotësisht.
“Kam xhiruar me këtë sy që shikoni. Nuk duhet të isha lyer për një periudhë njëmujore, por datat ishin të caktuara dhe duhej të xhiroja patjetër. Për të gjithë kureshtarët ose ‘keqdashësit’, dua t’ju them se jo vetëm me syrin e lënduar, por edhe me një sy të vetëm nuk do të tërhiqesha nga Festivali i Këngës Magjike. Jam ende shumë e ënjtur dhe do të më duhet kohë që gjithçka të kthehet në normalitet, por kjo nuk e ndryshon as këngën, as performancën e saj,” shkruan ajo.
Protestuesit janë aktualisht në Sheshin Skënderbej, pasi marshuan që nga Kryeministria. Një prej protestueseve bëri thirrje që nesër në orën…
Qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë në bulevard, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Studentët, si dhe qytetarët e shumtë të…
Pas refuzimit të prerë të ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog, të rinj, studentë dhe qytetarë po vijojnë të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në Shën Stefan të…
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut e ka refuzuar nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së rritjes lineare të penzioneve. Kjo…
Portieri kosovar Diant Ramaj është krahasuar me Manuel Neuerin nga portieri boshnjak Matej Delac, i cili e ka cilësuar atë…