showbiz

Cardi B bëhet nënë për herë të katërt me të dashurin Stefon Diggs

Cardi B sapo ka hyrë në kapitullin e radhës të jetës së saj: është bërë nënë për herë të katërt! Artistja 33-vjeçare ka sjellë në jetë një djalë, fëmija i saj i parë me të dashurin e saj, yllin e NFL, Stefon Diggs. Përfaqësuesit e saj konfirmuan se “Cardi është mirë dhe e lumtur”.

Lajmin e ka ndarë edhe vetë në Instagram, duke shoqëruar një video me një mesazh emocional për fillimet, kapitujt e rinj dhe fuqinë personale: një album i ri, një jetë e re dhe një arsye më shumë për t’u bërë versioni më i mirë i vetes. “Kjo fazë është Unë vs. Unë,” shkruan ajo, duke treguar se po përgatitet edhe për turneun e ardhshëm dhe po hyn në këtë epokë “më e fortë se kurrë”.

Të lidhura

None found

Diggs, 31 vjeç, e bëri publike se bebja ishte djalë, duke thënë plot humor se “s’ka nevojë për më shumë, mezi pres t’i mësoj pompat dhe vrapimet”. Ky është fëmija i parë i tyre së bashku, ndërsa Cardi përveç djalit të porsalindur është nënë e Kulture, Wave dhe Blossom, nga martesa me Offset, me të cilin po kalon procesin e divorcit. Stefon Diggs është gjithashtu baba i dy vajzave, Nova dhe Charliee.

Cardi konfirmoi shtatzëninë në shtator, në një intervistë për CBS Mornings, duke treguar se ndihej “e fortë, e lumtur dhe në hapësirën më të mirë të viteve të fundit”. Ajo pranoi se e ka mbajtur privat lajmin për javë të tëra sepse kërkonte ta ndante “në kohën e vet”, pasi të mbyllte disa marrëveshje pune dhe të siguronte që gjithçka të shkonte mirë me bebin.

Në intervista të tjera, ajo ka folur hapur për dëshirën që fëmijët e saj të rriten “100 herë më mirë” se ajo, më të mençur, më të disiplinuar, por pa u bërë perfektionistë nën presion.

Cardi dhe Diggs janë lidhur që nga tetori 2024, dhe dolën zyrtarisht publikisht në maj 2025.

Dhe, natyrisht, Cardi e mbylli me mesazhin më Cardi të mundshëm: “Tani që ua thashë, shkoni e blini albumin tim, jam nënë e katër fëmijëve, kam nevojë për Pampers!”

të fundit

Mucunski: Dialogu me Bullgarinë do të vijojë pas zgjedhjeve, pranojmë mbështetjen e BE-së për zgjidhje afatgjatë

Maqedonia pret që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të respektojnë standardet më të larta të sundimit të ligjit dhe e…

30 seconds ago

Gashi për garën në Bërvenicë: Le të triumfojë kandidati më i mirë, pa ndikime partiake e etnike

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ka folur për zgjedhjet në Bërvenicë të cilat do të mbahen më 1 nëntor dhe…

57 seconds ago

Togeri Faruk Muqolli refuzon të flasë për audioincizimet e bisedës me Arlinda Zekajn

Togeri i Policisë në rajonin e Pejës, Faruk Muqolli, nuk ka pranuar të prononcohet për audioincizimet e publikuara nga biseda…

3 minutes ago

Transferimi i 300 të burgosurve danezë në Gjilan pritet të nisë më 2027

Në Prishtinë po mbahet konferenca ndërkombëtare “Zbatimi i marrëveshjes Kosovë–Danimarkë për transferimin e të burgosurve në Kosovë: sfidat ligjore, të…

4 minutes ago

Russian drones strike two trains in Ukraine, killing 13 and injuring 10

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dronë rusë që…

4 minutes ago

VIDEO/ Ajola Xoxa arrives at Fier Prison with her baby in her arms, meets Erion Veliaj after his transfer

Një ditë pas transferimit të Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në burgun e sigurisë së lartë në Fier, në…

4 minutes ago