Këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj, feston sot ditëlindjen e 40. Këtë e ka zbuluar vetë ai përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”. Ai ka ndarë me ndjekësit një fotografi kur ka qenë i vogël dhe shfaqet i veshur me rroba popullore.
“Ky në foto jam unë. Para shumë viteve. P.S. Sot e kam ditëlindjen. Shkojmë me urimet”, shkruan Genci bashkëngjitur me foton që menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra urime.
Ndërkohë nuk mund të mungonte as urimi i partneres së tij, Eni Koçi e cila pak ditë më parë festoi ditëlindjen e saj të 25. Eni dhe Genci janë përfolur shpesh për diferencën në moshë pasi këngëtari është 15 vite më i madh se ajo, por çifti ka dëshmuar se dashuria nuk njeh moshë.
Këngëtarja ka postuar në “Instagram” një foto ku shfaqen të dy në pishinë me gota shampanje në duar. Ajo ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për të uruar Gencin me rastin e ditëlindjes.
“Gëzuar ditëlindjen dashuri. Për bashkëshortin tim të mrekullueshem, i cili kurrë nuk pushon së mahnituri mua. Ti je shoku im më i mirë dhe dashuria ime e përjetshme. Të dua me gjithë zemër. Ps. Doja të të merrja diçka vërtetë të mahnitshme për ditëlindjen tënde dhe më pas u kujtova se tashmë më ke mua”, shkruan Eni bashkëngjitur me foton.
Në një deklaratë për Euronews Albania, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë…
Uniformat blu në Korçë, kanë njoftuar për një rast të rëndë, ku babë e bir kanë dhunuar njëri-tjetrin. Policia bën…
Granit Xhaka zgjodhi të transferohej te skuadra e Sunderland në këtë merkato vere. Mesfushori, së fundmi ka dhënë një intervistë,…
Mesditën e sotme, një tërmet i fuqishëm ka goditur në Turqinë, duke shkaktuar panik në zonat e Izmirit, Bursës dhe…
Artisti i njohur Elgit Doda, ka surprizuar ndjekësit me një ndryshim drastik në pamjen e tij. Ky transformim vjen në…
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, komentoi raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, “Investment Climate 2025”, duke e…