Që prej përfundimit të rrugëtimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania”, Brikena Selmani dhe Mateo Borri janë kthyer në një prej çifteve më të komentuar. Marrëdhënia e tyre ka kaluar nëpër ulje-ngritje të shumta, ndërsa në një periudhë ata konfirmuan edhe ndarjen.
None found
Situata mes dyshes mori një tjetër drejtim gjatë një puntate të “Top Arena”, kur Mateo surprizoi Brikenën. Pas këtij momenti, ata u afruan sërish dhe u ribashkuan, ndërsa tani duken më të dashuruar se më parë.
Me mbylljen e “Top Arena”, ku secili prej tyre drejtonte rubrikën e vet me të ftuar të ndryshëm, Brikena dhe Mateo duket se kanë zgjedhur të kalojnë së bashku disa ditë pushimi.
Vetë çifti e ka bërë të ditur këtë përmes publikimeve në rrjetet sociale. Fillimisht, Brikena ndau në InstaStory një video ku shihej duke ecur dorë për dore me Mateon, duke treguar se po shijojnë disa ditë relaksi në Turqi.
Së fundmi, ajo publikoi për mijëra ndjekësit e saj edhe një fotografi përkrah ish-finalistit të “Big Brother VIP 5”, duke nxitur menjëherë reagime dhe komente nga fansat./ TAR
Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…
Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…
Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…