showbiz

Bora Zemani, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj përfaqësojnë më së miri shenjat e tyre të Horoskopit

Historia me Donaldin, Borën e Beatrixën ka marrë të gjithë vëmendjen ditët e fundit duke u kthyer në sensacionin e mediave, rrjeteve sociale, bisedave në lokale, punë e kudo. Mbrëmjen e djeshme më në fund patëm një sqarim të situatës me Donaldin i cili deklaroi se e kishte lënë pas historinë me Borën, Beatrix që u ndje e sikletosur nga kjo situatë e kërkoi falje dhe Bora që nuk reagoi fare.

E me këtë rast, bazuar në situatat që kanë ndodhur le të analizojmë këta tre personazhe bazuar në shenjat e tyre të horoskopit që janë Virgjëresha, Bricjapi dhe Binjakët.

Të lidhura

None found

Virgjëreshët njihen si persona që i analizojnë situatat në detaje dhe në fakt Donaldi e pranoi mbrëmë se e ka menduar gjatë situatën para se të arrinte të përfshihej në një histori dashurie me Beatrixën. Në dashuri Virgjëreshët jepen plotësisht, por nuk harrojnë edhe të bëjnë disa llogari të vogla prandaj nuk mund të themi se Donaldi e harroi Borën dhe nisi raportin me Trixën, pa e menduar fare. Ai e tha qartë se pasi kishte pritur një shenjë nga Bora e nuk e mori, vendosi të ndiqte ndjenjat e tij. Virgjëreshët e kanë shumë të vështirë të flasin për ndjenjat e tyre dhe sikleti që Donald kishte gjithë kohës në dhomën e rrëfimit u përcoll dhe në ekran.

Beatrix nga ana tjetër është Binjak, një shenjë ajri që nuk i analizon situatat në detaje, ashtu si dhe Trixa që nisi raportin me Donaldin pa e menduar gjatë. Binjakët e lënë veten të lirë, dashuria për ta nuk ka ekuacione, as intriga dhe nuk janë aspak toksike në një marrëdhënie. Prandaj ky nuk është rasti për të gjykuar një vajzë Binjak që thjesht ia lëshoi veten emocioneve të dashurisë.

Heshtja e saj e vërtetoi më së miri që Bora është një Bricjap. Bricjapët nuk duan drama, as show dhe si shenjë toke janë shumë realistë. Bora ka pranuar faktin që Donaldi ka njohur dikë tjetër dhe as nuk ka bërë postime zhgënjyese në rrjete sociale, as nuk pranoi ftesën e “Big Brother” mbrëmjen e djeshme për ta zgjatur më shumë këtë histori, por thjesht po vazhdon jetën. Ashtu si një Bricjap stoik që kurrë nuk ndodh të përulen para situatave, por vazhdojnë përpara./Who

të fundit

Dabulla kërkon largimin e Klafuriç: Tirana ka lojtarë cilësorë, por loja nuk bind

Dean KlafuriçIsh-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, ka bërë një analizë të skuadrës aktuale të bardhebluve nën drejtimin e Klafuriç, ndërsa…

2 minutes ago

Bučkovski: Brvenica result signals gains for DUI and declining support for VLEN

Fitorja e BDI-së në Komunën e Brëvenicës, pas së cilës OBRM-PDUKM e quajti VLEN-in "kalë Troje", është një tregues se…

15 minutes ago

Ramadani calls for Sveçla’s removal: Police lack even basic equipment

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policinë e Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i…

16 minutes ago

Ermelinda Meksi seeks clarification on Minister Gogu’s prison visit: If it can happen to a mayor, what guarantees do ordinary citizens have?

Politikania me përvojë, ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas luftës në PS, pas…

16 minutes ago

VIDEO/ Hoxha recounts call with Veliaj’s lawyer: Ndreca argued fiercely with Rama, even trading insults; they are “before the firing squad

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin Prime në News24 zbuloi një bisedë që ka zhvilluar me avokatin e Erion…

16 minutes ago

Nine men on trial for abusing woman allegedly drugged by her husband for over 20 years

Nëntë burra në gjyq për përdhunimin e një gruaje që drogohej prej bashkëshortit prej më shumë se 20 vitesh. [...]…

16 minutes ago