Bleona Qereti ka konfirmuar se është beqare. Artistja shqiptare prej kohësh nuk është përfolur për jetën e saj private që vitet e fundit e ka ruajtur me hermetizëm. E pyetur mbrëmjen e sotme se si po shkon jeta e saj sentimentale, këngëtarja tha se është beqare.
Më pas me humor ajo shtoi se ndërkohë që ka qenë vetëm gjatë dy muajve në Tiranë, nuk është shfaqur asnjë djalë shqiptar, mgjithatë shtoi duke qeshur se i pret ata në ‘Love Story 3’.
None found
“Bleona donim t’ju bënim një pyetje direkte si gazetarë prej shumë vitesh në profesion, çfarë ndodh me situatën tuaj sentimentale në këtë moment të jetës?”-e pyeti Alketa këngëtaren, e cila u përgjigj:
“Erdha në Shqipëri me idenë që njerëzit e dinë që jam vetëm, hëngra për dy muaj në restorant dhe nuk erdhi asnjë njeri, nuk kam çfarë t’ju bëj… nuk erdhi asnjë djalë, çfarë të them unë më tepër tani. Më shumë se kaq ju pres në Love Story 3”.- deklaroi Bleona.
Pak kohë më parë, këngëtarja e njohur deklaroi se jeta e saj personale është e shenjtë dhe nuk do të flasë më publikisht për të. Ajo tha se për shkak të mediave “jeta e saj private ka vuajtur” dhe iu është shkatërruar martesa e parë me Gani Bardhën.
“Unë jam rritur në media dhe jam rritur përpara kamerës dhe ndihem sikur gjithë jetën time kam jetuar në një shtëpi xhami dhe punët e mia janë ditur publikisht nga të gjithë njerëzit. Sigurisht unë jam djegur dhe jeta ime private ka vuajtur pikërisht nga media në Shqipëri. E dini të gjithë për kë e kam fjalën, për martesën time të mëparshme kështu që tani jeta ime private është e shenjtë, nuk ka arsye absolutisht të përmendet nëpër media dhe dua të vazhdoj ta mbaj sa më private të jetë e mundur aq më mirë është për mua,”–ka deklaruar Bleona.
Një operacion ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit dhe agjencive federale amerikane të zbatimit të ligjit ka çuar në pranga në…
Një 29-vjeçar është arrestuar në Kamëz, pasi dyshohet se transportonte me automjet një armë zjarri pistoletë me qëllim trafikimin e…
Riemërimi i Agron Bajramit në krye të ekipit negociator të Kosovës për dialogun teknik me Serbinë vjen në një kohë…
Bashkimi Evropian ka kundërshtuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të miratuara nga Kuvendi më 6 tetor,…
Profesori i sigurisë, Avni Islami, ka paralajmëruar për rreziqet që, sipas tij, paraqesin për sigurinë rajonale veprimet dhe politikat e…
Riemërimi i Agron Bajramit në krye të ekipit negociator të Kosovës për dialogun teknik me Serbinë vjen në një kohë…