showbiz

Biznesmeni Erolld Belegu tregon prapaskenat e festës surprizë për Diola Dostin: Është ndërruar tre herë atë natë se s’dinte ç’të vishte

Disa ditë më parë, nutricionistja Diola Dosti, mori titullin “Doktor”. Lajmi i bukur u nda nga partneri i saj, Erolld Belegu, në një postim me shumë nota krenarie në rrjetet sociale. Por festa e vërtetë e priste nutricionisten më vonë.

Nga postimet në rrjetet sociale, u kuptua se Erolldi kishte organizuar një festë surprizë, për të gëzuar të gjithë së bashku në këtë ditë të veçantë. I ftuar në “Moment” në RTV Dukagjini, Erolldi tregon prapaskenat për të organizuar festën surprizë.

Erolld Belegu:Ia bëra kështu si surprizë, më së pari në shtëpi na prisnin vajzat që s’e dinte fare që do të vinin. Pastaj i mblodhëm aty disa miq shpejt, sa kemi mundur të mbledhim, ka qenë një festë surprizë.

Diola është ndërruar tri herë atë natë se s’dinte ç’të vishte, zbriste, shihte dikë që vinte, vishte diçka tjetër, shkonte e ndërrohej, s’dinte as vetë çka po ndodh. Ajo kur ka këto ngjarjet e mëdha profesionale është pak më e tërhequr, nuk ka qejf t’i festojë e t’i bëjë të mëdha e unë prandaj bëra të kundërtën”.

E kemi parë që ke një raport shumë të mirë me vajzat e Diolës. Besoj edhe Diola me fëmijët e tu?

Erolld Belegu:Po, po ishin aty, shihet edhe djali në atë video. Ata kanë raporte, të dyja familjet e kanë pranuar këtë raport, por që mirë”.

të fundit

KQZ e Kosovës shpall rezultatet paraprake, LVV-ja fiton zgjedhjet me mbi 49%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin preliminar të zgjedhjeve dhe Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me 49.80 për…

14 minutes ago

Lumir Abdixhiku pranon humbjen në zgjedhje: Mbaj përgjegjësinë e plotë për rezultatin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se merr përgjegjësinë për rezultatin e dobët të arritur…

17 minutes ago

Përfundon numërimi në katër komuna/ Me diferencë të madhe votash, LVV kryeson në tri prej tyre

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon me numërimin e votave nga vendvotimet. Deri më tani janë numëruar 90,89% e…

41 minutes ago

Kurti drejt qeverisjes i vetëm! Numërohen mbi 90% e votave në zgjedhjet e parakohshme: LVV forcë e parë në 24 komuna

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë parti e parë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në 24 komuna të Republikës së Kosovës.…

1 hour ago

Numërohen 70% e vendvotimeve në Kosovë, Kurti prin me mbi 50% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë është duke publikuar rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme të mbajtura sot. Deri më tani, nga…

1 hour ago

VIDEO/ “Vlora do ujë”, Bashkia bën mbrëmjen gala të fundvitit, qytetarët i shkojnë me bidona në duar. Përleshje me policinë

Një protestë u zhvillua mbrëmjen e sotme në Vlorë, paralelisht me organizimin e mbrëmjes gala të fundvitit nga Bashkia. Qytetarë,…

2 hours ago