showbiz

“Big Brother Vip”/ Xumi i mërzitur me Eglin: Të ma thotë nuk të pëlqej, rri duke i parë “puçi-puçi” me Gjestin (VIDEO)

Dramat vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së famshme në “Big Brother Vip”, kësaj radhe vëmendja është zhvendosur mes Gjestit, Eglit dhe Xumit.

Ky i fundit, ka shprehur pëlqimin për Eglin që në ditët e para të edicionit, por përgjigja nga pala tjetër ka qenë gjithmonë refuzuese.

E ndërsa Egli deklaronte se nuk ishte një marrëdhënie arsyeja përse ajo ishte futur në “Big Brother”, tashmë ajo ka shprehur hapur pëlqimin dhe simpatinë për Gjestin, me të cilin ajo kalon kohën më të madhe në shtëpi.

Sigurisht xheloz për këtë situatë është bërë Xumi, që ka qenë shumë këmbëngulës për të marrë një mundësi sado të vogël nga Egli.

Ai e ka shprehur mërzinë më banorët e tjerë, teksa thotë se më përpara ai ka marrë disa sinjale nga Egli që i ka dhënë shpresë, referuar shprehjes së saj “kurrë nuk them kurë”.

“Më thuaj nuk të pëlqej fare se sa s’dua lidhje këtu brenda. Më thoshte që ‘kurrë nuk them kurrë’, për më m’lënë një shpresë, por s’paska qenë për mua… Rri duke i parë puçi, puçi…”, është shprehur Xumi.

Xumi dhe Gjesti kanë patur një sërë përplasjesh gjatë ditëve të fundit, debate që kanë agravuar dhe deri në ofendime.

 

të fundit

Horoskopi 30 Prill 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dashuria: Yjet njoftojnë pak trazira në jetën tuaj në çift, por juve ju takon t’i bëni gjërat në atë…

4 hours ago

Do bëj koalicion me PD apo PS? Adriatik Lapaj jep përgjigje

Përfaqësues nga koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ janë mbrëmjen e sotme në studion e emisionit Opinion në TV Klan, për të…

4 hours ago

Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë, shoqërohet një person, dyshohet se ndihmoi autorin

Policia ka shoqëruar një person me inicialet E. M, lidhur me ekzekutimin e Renato Hoxhajt në Vlorë më 27 prill.…

4 hours ago

VIDEO/ PSG triumfon në Londër dhe fillon të ëndërroj finalen e madhe në Ligën e Kampionëve

PSG ka arritur të fitojë ndaj Arsenalit në “Emirates” me rezultat 1-0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së…

5 hours ago

Aksident në Lushnjë/ Motoçikleta përfundon në kanal, shpëtohet 17-vjeçari që po mbytej

Një 17 vjeçar që drejtonte një motoçikletë të përshtatur me karroceri për transport ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar…

5 hours ago

Sondazhi i McLaughlin/ Sa përqind e shqiptarëve votojnë në zgjedhje dhe cilat janë bindjet e votuesve

Një sërë sondazhesh janë kryer sërish në Shqipëri nga CEO i “McLaughlin & Associates”, John McLaughlin, sondazhisti i cili parashikoi…

5 hours ago