showbiz

Bes Kallaku: Mund të kisha zgjedhur të bëja lekë shpejt, nuk rashë pre e tundimit

Ndonëse ekranit nuk i ka munguar ndonjëherë shumë gjatë, Besi ka preferuar që të jetë disi më i tërhequr sa i përket daljeve publike.

Vetëm pak ditë më parë, aktori ka dhënë një intervistë për “Pardon My French”, ku edhe ka ndarë disa detaje, ndryshe nga komediani që jemi mësuar të shikojmë.

Të lidhura

None found

Për herë të parë, Besi foli edhe për momentet e tij të dobësisë. Aktori u shpreh se mund të kishte zgjedhur të bënte lekë shpejt, por nuk ka ranë pre e tundimit.

“Dua të jem i saktë në termin që do përdor. Ndonjëherë jeta të sjell disa variante, disa njohje ku ti thua ‘Ta bëj këtë punë ça merrem me art? Çfarë do të më sjellë arti?’.

Disa mënyra pasurimi të shpejta që i kam menduar por nuk i kam bërë kurrë në jetën time.

‘Step by step’ më mirë gjërat që i kam arritur deri më sot me hapa të vogla. Rëndësia e hapave të vogla në jetë është shumë e madhe. Ndodh që mund të bësh një hap të madh dhe e gjithë periudha nga fillimi dhe deri atje me hapin e madh i gjithë ky vakumi në mes mund edhe të të tërheqë pas dhe të të kthejë aty ku u nise. Secili prej nesh ka kaluar momentet e veta dobësie.

Dhimja të bën të ditur edhe gjëja më e rëndësishme në jetë është kur të gjitha këto momente të bëjnë më të fortë dhe ndikojnë për mirë tek ty sepse nuk mund të ngrihesh pa qenë i rrëzuar. Na duhet të kemi ndonjëherë një shkundje edhe unë historikisht e kam pasur problem shumë të madh ‘comfort zone’-in prandaj Besi ka bërë aktorin, futbollistin, këngëtarin, prezantuesin, biznesin. Në jetë duhet të provosh”, u shpreh aktori.

Natyrisht që ai nuk mund ti shpëtonte pyetjes edhe rreth Big Brother, duke qenë se ende nuk janë zbuluar të gjithë konkurrentët që do të bëhen pjesë e edicionit të tretë.

“Kurrë mos thuaj kurrë por unë nuk e shoh veten i mbyllur në shtëpi. Mund ta provoj por jam i bindur që do dal. Nuk i dihet edhe mund të fitoja, sepse ne nuk e kuptojmë kurrë presionin që është aty brenda pa qenë aty brenda”, tha Besi.

Tags: Bes Kallaku

të fundit

Politico: Pesë zhvillime që mund të sjellë humbja e Trumpit në zgjedhjet e mesit të mandatit për Evropën

Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA dhe forcimi i demokratëve në Kongres pritet të ndryshojnë…

2 minutes ago

Publikohen pamje të reja nga përplasja mes Carrickut dhe Cunhas pas përjashtimit ndaj Romës

Pamjet nga brenda ‘Old Trafford’ kanë zbuluar reagimin e Michael Carrick ndaj veprimeve të Matheus Cunhas, pas fitores spektakolare të…

3 minutes ago

Demokratët sigurojnë të dyja dhomat e Kongresit në SHBA, numërimi i votave vazhdon

Demokratët kanë shënuar një fitore të madhe në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke…

4 minutes ago

Aksident i rëndë në Durrës/ Humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës.…

9 minutes ago

VIDEO/ Studentët e refuzojnë dhe i kërkojnë dorëheqjen, Rama i fton sërish në dialog, nxjerr para kryeministrisë tavolinën prej guri

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të mërkurë thirrjen për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej disa javësh vijojnë…

10 minutes ago

Barcelona në pritje të përgjigjes për Rodrin para derbit me Atletico Madridin

Barcelona ka mposhtur Aston Villan me rezultat 3-0 në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve, por fitorja është shoqëruar…

16 minutes ago