showbiz

Bëri xhiron e rrjetit, Ema Andrea sqaron “thumbin” për Ilnisën

Një postim i fundit i aktores së njohur bëri bujë në rrjet dhe u interpretua si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj Meritonit dhe Ilnisës për pamjet nga shtëpia më e famshme ku ata shfaqen duke kryer marrëdhënie seksuale.

Aktorja shkroi në një postim në InstaStory: “Kodi Penal/ Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale në vende publike ose në vende të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.”

Një reagim erdhi edhe nga vëllai i Ilnisës, Kevin, i cili shkroi në rrjetet sociale: “Meqë aktorëve iu duket vetja juristë, të lexojnë mirë kodin penal”.

Por sot e ftuar në ‘Breaking’, Ema sqaron se postimi i saj nuk ka lidhje me asnjë person publik në veçanti por me një projekt për të cilin ajo po punon.

“Kanë marrë një story tim, që unë nëse do kisha një adresim nuk kam frikë të bëj tag, nuk kam frikë ta konsideroj personin që i drejtohet. Nuk ka asnjë lidhje pse unë e kam postuar atë InstaStory. Më vjen keq që për çdo delir që çdo status i dikujt qenka i lidhur me një emision televiziv. Nuk ka lidhje, nëse do kishte nuk kam as frikë as turp ta pranoj. Nuk kam ndër mend të sqaroj askënd çfarë bëj unë në rrjetet e mija sociale. Unë nuk luftoj për të qenë e famshme, luftoj për të qenë e dobishme. Nëse duan të merrem me mua, shkruaj çdo ditë për gjëra të rëndësishme.

Ka kohë që me agjenci kombëtare jam pranë të rinjve për t’i edukuar kundër abuzimeve seksuale. Një nga pjesët që ndajmë me ta është edhe Kodi Penal. Kur kthehem para disa ditësh nga shfaqja, në Instagram që përveç penetrimit gjithçka tjetër e pashë, dhe ishte pjesë e një Instagrami. Kjo më ka tronditur sepse hedh poshtë punën time dhe shumë të tjerëve”, thotë ajo.

E pyetur për reagimin e Kevin, Ema tha: “Nuk hyj fare me këto reagime, një vëlla që mbron motrën. E kuptoj pse reagon, nuk kam ç’ti them vetëm se e kuptoj si motër dhe si vëlla. Mos të kenë punë me mua se unë nuk kam punë me ta.”

të fundit

Iu gjetën a*më në makinë, ndalohet në Qafë Thanë shtetasi polak

Një shtetas polak është ndaluar në pikën kufitare të Qafë Thanës, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me armë në…

2 hours ago

“Nëse mendoni se më keni parë”, Dafina Zeqiri paralajmëron rikthimin me surpriza pas pauzës së shkurtër

Dafina Zeqiri ka bërë një pauzë të shkurtër nga muzika për t’i kushtuar jetës personale pas lindjes së djalit të…

3 hours ago

Vajza shqiptare mahnit jurinë, shkëlqen në spektaklin gjerman të talenteve muzikore (VIDEO)

Një vajzë shqiptare, 20-vjeçarja nga Kosova, Aulona Morina rrëmbeu vëmendjen dhe admirimin e jurisë në spektaklin gjerman të talenteve muzikore,…

3 hours ago

Sh*rr në Ksamil/ Tre persona konfliktohen për marrjen me qira të një Jet-ski (EMRAT)

Një sherr mes tre personave ka ndodhur mbasditen e sotme në Ksamil. Mësohet se konflikti ka nisur për marrjen me qira…

3 hours ago

Sot Mirdita nderon martirët e 17 Gushtit 1949/ Berisha: Nderim të përjetshëm martirëve të lirisë

Në 76-vjetorin e masakrës së Qafë Valmirit, Mirdita ka nderuar sot kujtimin e 14 martirëve të pushkatuar dhe varur nga…

4 hours ago

Europa në krah të Zelenskyt! Trump planifikon takim trepalësh me Putin, presidenti ukrainas takon Von Der Leyen

Presidenti amerikan Donald Trump po planifikon të organizojë një samit trepalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir…

5 hours ago