Çifti i famshën Ben Affleck dhe JLo kaluan disa peripeci për t’u ribashkuar. Ben Affleck kërkoi nga ylli i pop-it të mbrohej për marrëdhënien e tyre nga mediat sociale. Duke qenë se në të kaluarën çifti ishin ndarë për shkak të paparacëve që ndiqnin çdo hap të tyre, këtë herë aktori nuk donte që të ndodhte e njëjta gjë me ta.
Duke folur për marrëdhënien e tij me Jennifer Lopez në dokumentarin “The Greatest Love Story Never Told”, ai tha: “Kur u rikthyem bashkë, thashë: “Dëgjo, një nga gjërat që nuk dua është një marrëdhënie në rrjetet sociale”.
Më pas ai shtoi: “Atëherë kuptova se ajo që po kërkoj nuk është e drejtë. Është si të thuash se do të martohem me një kapiten kur nuk më pëlqen uji.’
Më vonë ai shpjegoi se ndërsa të dy janë njerëz shumë të ndryshëm, ata po përpiqen të gjejnë “raportin e artë”.
“Ne jemi vetëm dy njerëz me lloje të ndryshme qasjesh, që përpiqemi të mësojmë të bëjmë kompromis,” theksoi ai.
Lopez, nga ana e saj, foli për shqetësimin e Ben Affleck me rrjetet sociale.
“Unë nuk mendoj se ai është shumë i kënaqur me mua duke i bërë të gjitha këto, por ai më do, ai e di që unë jam një artist dhe ai do të më mbështesë në çdo mënyrë, sepse ai e di që nuk mund të më ndaloni të bëj muzikën që kam bërë. Ai nuk dëshiron të më ndalojë. Por kjo nuk do të thotë se ai ndihet rehat duke qenë muza ime”, shpjegoi ylli
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Novoselë të Vlorës, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën, pasi teksa po…
Denis Omedi, është një nga historitë më interesante të Kupës së Kombeve të Afrikës deri më tani, e cila po…
Pesë anëtarë të Partisë Demokratike të Këshillit të Mandateve, iu drejtuan me shkresë kryetarit të Kuvendit ku kërkojnë mbledhjen sot…
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Bleona Qerreti, teksa ishte e ftuar në emisionin “Top Story”, ka…
Mes kodrave të gjelbëruara të Mulletit, rreth 13 kilometra larg qendrës së Tiranës, “Equos Resort” reklamon shërbime luksi, mes të…
Faqja e portalit qeveritar e-albania, ka dalë jashtë funksionit vetëm pak ditë pas operacionit të SPAK për arrestimin e drejtoreshës…