showbiz

Babai në Patos abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, reagon e prekur Neda Balluku: Dielli do më çelte e shëronte çdo plagë që babi tjetër më kishte hapur

Opinjonistia e njohur Neda Balluku, si shumë figura të njohura, por edhe qytetarë është tronditur dhe ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Patos ku babai ka përdhunuar vajzën e tij të mitur.

Neda ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë, ku përdor ironinë dhe historinë e 12-vjeçares, por edhe të shumë vogëlusheve të tjera të cilat fatkeqësisht kanë fatin të kenë “babain monster’’.

Të lidhura

None found

Reagimi i plotë:

Babi hapi derën dhe hyri në dhomë shumë ngadalë, por unë u zgjova. E pashë hijen e tij të lëvizte nëpër dhomë dhe u gëzova nga mendimi se mos mbase erdhi për të më puthur ballin, sepse nuk më puthi para se të flija. E thirra “ba” me zë të ulët sepse nuk doja të zgjoja katër motrat dhe vëllezërit më të vegjël. Kur ata zgjohen më takon mua t’i tund, tu flas, tu këndoj derisa t’i zërë edhe një herë gjumi e nëse nuk ndodh, dhe ata zënë të qajnë, mami më dënon përherë mua.

Babi u afrua dhe vuri gishtin mes buzëve të tij për të më kërkuar të heshtja. Dhe pastaj e vuri mes buzëve të mia.

Gjithçka që ndodhi më pas nuk kuptoja përse duhej të ndodhte sepse mua nuk më pëlqente dhe nuk i doja ato përqafime. Unë doja një puthje në ballë nga babi im. Doja edhe të më thonte se më donte shumë. Sa herë më jepte përqafimet që nuk doja me thonte se më donte shumë. Por unë nuk dija ndonjëherë kujt t’i besoja. Babit tim apo këtij babi që nuk më bënte të ndihesha mirë. Por me siguri që unë isha e gabuar sepse babi nuk po më rrihte, as po më dënonte dhe as më bënte për të qarë. Prandaj dhe unë mbaja lotët.

Edhe sonte, isha mësuar. Por një moment mendja ime tallej me mua dhe ajo më çoi bashkë me babin në një fushë të madhe të bukur me lulediej dhe babi i këpuste ato për mua. Në mendjen time, babi më kërkonte të shihja përherë nga dielli sepse dielli, si lulediejt, do më çelte e shëronte çdo plagë që babi tjetër më kishte hapur.

Por me siguri padashje, sepse babi im më do shumë.

të fundit

Xabi Alonso dhe Álvaro Arbeloa përballen në Ligën Premier pas një miqësie të gjatë

Ndeshja mes Fulhamit dhe Chelseat solli edhe një moment të veçantë jashtë fushës, me ribashkimin e dy ish-bashkëlojtarëve dhe miqve…

7 hours ago

Taranto 2026”, Shqipëria U-21 fiton ndaj Kosovës dhe ngjitet në kuotën e 4 pikëve

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”Kombëtarja shqiptare U-21 ka marrë fitoren e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, teksa ka mundur Kosovën…

7 hours ago

Horoskopi 25 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu lindin debate dhe mosmarrëveshje te…

7 hours ago

This is Florion Dalladaku, the 45-year-old who killed his mother and seriously injured his father

Personi që shihni në këtë fotografi është shtetasi Florion Dalladaku, 45 vjeçari nga fshati Zhymë i njësisë Krutje në Lushnje,…

7 hours ago

Begaj congratulates red-and-black wrestlers on three medals at “Taranto 2026

Presidenti Bajram Begaj ka uruar ekipin shqiptar të mundjes për rezultatet e arritura në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Mundësit kuqezi…

7 hours ago

FIFA zhbllokon merkaton e Tiranës, Klafuriç mund të llogarisë afrimet e reja

TiranaTirana është e lirë të regjistrojë afrimet e verës [...]Read More...

7 hours ago