Eneda Tarifa ka qenë në qendër të vëmendje ditët e fundit pasi përflitet se ka nisur një lidhje të re. Pasi i dha fund marrëdhënies me kompozitorin Erjon Zaloshnja pas afro dy dekadash, këngëtarja e mirënjohur duket se ka gjetur dashurinë në krahët e basketbollistit të njohur, Gent Lasku.
Dyshja janë parë duke u përqafuar në një lokal dhe duke pirë verë së bashku. Në një moment shihet se sportisti e puth edhe në ballë këngëtaren dhe dyshja duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrin.
None found
Mirëpo në këtë lidhje nuk është vetëm Eneda që vjen prej një divorci. Bëhet me dije se edhe Gent Lasku është baba i tre fëmijëve dhe lidhja me Enedën vjen pas nëj divorci aspak të lehtë.
Megjithatë, për ata që nuk e dinë, përveçse një basketbollist, Genti është përfshirë dhe në politikë.
Në vitin 2021, ai kandidoi si deputet i Bindjes Demokratike të Astrit Patozit në zgjedhjet parlamentare. “Genti Lasku, një kampion race në ekipin e Tiranës. Ai ka një vizion të qartë politik dhe eksperiencën e duhur në administratën publike dhe në sipërmarrjen privat për të nisur një rrugëtim të ri.
Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Shpëtimit të Jetës në Ujë, Genti mendon se sot ka ardhur dita të angazhohet fort në funksion të projektit tonë, që synon mbi të gjitha ndryshimin e ambientit politik në Shqipëri. Të nderuar dhe krenarë që në këtë sfidë të bukur kemi në vijën e parë të sulmit një kampion si Genti”, kështu e prezantoi Patozi asokohe.
Arinaldo Rrapaj - Tedi Cara - Andi Hadroj kur Partizani fitoi titullin para 2 sezoneshAndi Hadroj është lojtar i lirë…
Portieri me prejardhje nga Kosova, Diant Ramaj e ka kompletuar huazimin te Copenhagen pasi nuk kishte hapësirë te Borussia Dortmund.Marrëveshja…
Ministri në detyrë i Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka thënë se shteti nuk ndërtohet duke u…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se Shtetet e Bashkuara do të bombardojnë Omanin nëse ky vend “pengon” bisedimet e…
Një 22-vjeçar rezulton i zhdukur dhe dhjetë persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy anijeve në brigjet e…
Katër persona janë arrestuar me dyshimin se janë përgjegjës për disa nga zjarret shkatërruese që shpërthyen javën e kaluar në…