Categories: sport

Zyrtare: Diant Ramaj rikthehet te Copenhagen si i huazuar nga Dortmundi

Diant Ramaj, portieri me prejardhje nga Kosova, është rikthyer te Copenhagen përmes një huazimi, pasi te Borussia Dortmund nuk kishte hapësirën e nevojshme.

Të lidhura

None found

Në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni i blerjes, i cili i jep klubit danez mundësinë ta transferojë përfundimisht portierin 24-vjeçar.

Rikthimi i Ramajt është pritur me kënaqësi nga drejtori i Copenhages, Kristjaan Speakman.

“Diantin e njohim shumë mirë, ndaj jemi të kënaqur që po e mirëpresim sërish në Copenhage”, deklaroi ai.

“Ai është shumë ambicioz, e vendos ekipin në plan të parë dhe ka një etikë të fortë pune, cilësi që kanë rëndësi për grupin tonë.”

“Për rolin që ka në fushë, ai zotëron aftësi të shkëlqyera drejtuese. Këtë herë kthehet me më shumë përvojë, çka do t’i japë mundësinë të ketë ndikim edhe më të madh për ne gjatë këtij sezoni.”

Edhe vetë Ramaj e ka shprehur gëzimin për rikthimin në klubin danez, nga i cili ishte larguar pak më shumë se një vit më parë për t’u kthyer në Gjermani.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që gjithçka është mbyllur dhe mezi pres të jem përsëri me djemtë”, tha portieri.

“Periudha që kalova këtu ishte fantastike dhe tani pres me padurim ta vazhdoj. Te Copenhageni ndihem shumë mirë, ndërsa atmosfera e veçantë e ndeshjeve në Parken më ka munguar jashtëzakonisht shumë.”

“Klubi dhe mënyra e tij e të menduarit më përshtaten në mënyrë të përkryer, sepse sa herë hyj në fushë synoj fitoren dhe pikërisht kjo më shtyn përpara.”

“Eksperienca ime e kaluar në Kopenhagë ishte shumë pozitive, por ajo tashmë mbetet pas. Fokusi tani është të jap gjithçka çdo ditë në stërvitje dhe ta ndihmoj skuadrën të arrijë fitore të tjera”, shtoi Ramaj.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

6 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

7 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

7 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

7 hours ago