showbiz

“Artistët nuk janë kacidhe”/ Ema Andrea përplaset me Monika Kryemadhin: Revoltohu, zgjeroje rrethin

E ftuar në episodin e kësaj të premteje të “Goca dhe Gra” ishte Monika Kryemadhi, e cila foli për premierën e filmit “Me Fat”, në të cilin bën pjesë edhe ish-deputetja.

Gjatë bisedës, Kryemadhi pati një debat me aktoren Ema Andrea, e cila u shpreh se artisti nuk duhet të konsiderohet ‘kacidhe’ nga politikanët.

Të lidhura

None found

Pjesë nga debati-

Ema Andra: Nuk jemi kacidhe!

Monika Kryemadhi: Nëse nuk je kacidhe, atëherë mos e bëj veten kacidhe.

Ema Andrea: Kush ta bëjë jetën kacidhe? Do hajë bukë ai.

Monika Kryemadhi: Ai që shitet. Pse revoltohesh? Ti revoltohesh sepse sheh artistë që e shesin veten si kacidhe.

Ema Andrea: Ka edhe politikanë që e shesin veten si kacidhe. Ka politikanë kacidhe sa të duash.

Monika Kryemadhi:Të gjithë janë kacidhe.

Ema Andrea: Epo ne nuk jemi.

Monika Kryemadhi: Atëherë revoltohu, mos rri vetëm. Zgjeroje rrethin. Prano të tjerë që nuk pranojnë të jenë kacidhe.

Ema Andrea: Aman Monika të flasim për filmin, se zgjeroje rrethin është muhabet tjetër që e flasim kur të dalim jashtë.

Monika Kryemadhi: Unë po flas për filmin, ti më thua mua nuk jemi kacidhe. Ti që mos të jesh kacidhe, duhet të jeshë me njerëz që nuk janë të tillë. Pse të vjen politikani dhe ta konsideron kacidhe aktorin?

Ema Andrea: Sepse ashtu është ligji. Është ligji Monika, ligji i kacidhes.

Monika Kryemadhi: Pse nuk u ngrite ti për ligjin?

Ema Andrea: Kush nuk u ngrit moj Monika?!

Monika Kryemadhi: Asnjë nuk erdhi për ligjin.

Ema Andrea: U fut opozita dhe e devijoi lëvizjen.

Monika Kryemadhi: E ke shumë gabim. Kush nga opozita e devijoi?

Ema Andrea: Jam gjallë Monika. A të flasim për filmin apo ta lëmë këtë…

të fundit

BDI ngre alarmin për përfaqësimin në MPB: Nën 40 shqiptarë mes 549 policëve të rinj dhe vetëm një nga 30 të dekoruarit

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke ngritur alarmin…

2 minutes ago

Zjarret alarmojnë botën nga Amerika në Ballkan, mijëra banorë evakuohen përballë përhapjes së flakëve

Shtetet e Bashkuara e kaluan të shtunën në nivelin maksimal të gatishmërisë. [...]Read More...

10 minutes ago

Dyert e Kuvendit mbeten të mbyllura, PDK-ja dhe Aleanca kërkojnë sërish seancën konstituive

Deputetët e PDK-së dhe Aleanca sërish këtë të diel i kanë gjetur të mbyllura dyert e sallës së Kuvendit të…

18 minutes ago

Superkupa e Anglisë, një sinjal për sezonin e ri apo thjesht një trofe prestigjioz?

Superkupa e Anglisë përballë dy skuadra që pritet të jenë sërish rivale për titullin e Ligës Premier, Arsenali dhe Manchester…

22 minutes ago

Talir 2” and OBRM-PDUKM’s Property: The Left Seeks Clarification on Prosecutors’ Decisions

E Majta reagon ndaj veprimeve të Prokurorisë në rastin "Talir 2", duke akuzuar se vendimet e personelit në këtë rast…

24 minutes ago

Jordanian Royal Family Expands as Princess Iman Gives Birth to Twin Girls

Familja mbretërore jordaneze është zgjeruar, pasi Princesha Iman, vajza e madhe e Mbretit Abdullah II dhe Mbretëreshës Rania, është bërë…

25 minutes ago