Policia ka bërë të mundur orët e para të mëngjesit arrestimin e reperit të njohur Noizy dhe Dj Crax në Shëngjin.
Noizy dhe Dj i tij po ashtu edhe Stresi akuzohen për dhunën ndaj personazhit të TikTok Medi Iseni, pasi e akuzon për ‘lëndime të rënda trupore’ në një klub nate në Kosovë.
Më herët Noizy ka reaguar në rrjetet sociale, ku përmes një shkrimi në Instagram ai shprehet ky denoncim është i padrejtë dhe nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur po ashtu dhe reagime kanë ardhur prej Crax dhe Stresit.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit arrestimi i tyre u bë i mundur nga operacioni i koduar “Fast”, pasi ishin shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”. Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.
Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.
Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Situata është tensionuar gjatë protestës studentore të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar të premten nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në cilësinë e të…
Protestuesi i cili u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Shtetit, pasi kishte dhënë një intervistë për mediat…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dha përgjigje në pyetjen se pse dy ministrat nuk kanë ofruar dorëheqje pas vrasjes…
Në protestë ka pasur edhe momente tensioni, pasi studentët nuk kanë pranuar deputetë të PD që t’i bashkohen revoltës së…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke…