showbiz

Arbana Osmani e mbyll me ekranin pas reality show-t! Çifti mungon në festë, çfarë ndodhi me organizatorët?

Pas më shumë se 80 ditësh, “Ferma VIP”, ka kurorëzuar fituesin e këtij edicioni. Ashtu edhe si pritej, Mimoza Ahmeti, ka mundur të fitojë çmimin e madh, pasi fitoi edhe zemrat e publikut.

Pas finales së madhe, ashtu si tradita e do, një festë mbahet. Të pranishëm kanë qenë ish-konkurrentë, stafi dhe drejtuesit e këtij projekti. Atmosfera u karakterizua me muzikë dhe takime mes personazheve që ishin pjesë e këtij rrugëtimi televiziv.

Të lidhura

None found

Megjithatë, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi mungesa e dy emrave të rëndësishëm të këtij projekti. Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj, nuk u panë në festën e organizuar pas finales.

Mungesa e tyre nuk kaloi pa u vënë re nga të ftuarit dhe fansat e emisionit, duke nxitur diskutime dhe spekulime të ndryshme në rrjetet sociale.

Deri më tani, as Osmani dhe as Grishaj, nuk kanë bërë ndonjë reagim publik lidhur me arsyet e mospranisë së tyre në këtë organizim.

Sipas raportimeve dhe dëshmive nga të pranishmit, mungesa e tyre është vënë re menjëherë gjatë festës, duke krijuar habi mes pjesëmarrësve.

 

 

“Ishte e habitshme. Të gjithë i prisnin, por asnjëri nuk erdhi”, është shprehur për “Prive By Liberta Spahiu” një nga të ftuarit në festë.

Kjo mungesë ka nxitur diskutime në rrjet, ku janë shtuar pikëpyetjet nëse bëhet fjalë për angazhime personale apo për një vendim të qëllimshëm për të mos marrë pjesë në event.

Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, priten zhvillime të tjera në lidhje me vazhdimësinë e formatit, përfshirë edhe ndryshime të mundshme në programin “Post Ferma”, ku sërish çifti ishte prezent.

Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është edhe një postim i Arbanës në ‘Instagram’, ku ajo publikoi momente nga eksperienca e saj në “Ferma VIP” dhe i shoqëroi me fjalët: “Kujtim i bukur”.

 

Mesa duket mes Arbanës dhe Edit dhe organizatorëve, ka pasur disa momente tensioni, çfarë kanë sjellë edhe reagimin e tyre.

Megjithatë, as Edi dhe as Arbana nuk kanë preferuar që të komentojë më rreth këtyre zhvillimeve. Ajo që me siguri tashmë dihet është fakti se sezonin e ardhshëm, Arbana nuk do të jetë më në krye të reality show, duke e përmbyllur kështu një tjetër eksperiencë televizive./Panorama Plus

të fundit

Formë mbresëlënëse në Zvicër, Shqipëria synon talentin që mund të zgjedhë mes katër kombëtareve

Lutfi DalipiLutfi Dalipi e ka nisur sezonin e ri me “marshin e shtatë” [...]Read More...

3 minutes ago

Jose Mourinho për Arsenalin, Interin dhe Romën: “Na presin përballje të vështira

Jose Mourinho ka analizuar kundërshtarët e Real Madridit në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, duke veçuar Arsenalin dhe…

4 minutes ago

Hetim penal pas plagosjes me armë të orkës 60-vjeçare në ujërat spanjolle, gjoba mund të arrijë 2 milionë euro

Autoritetet spanjolle kanë nisur një hetim penal pas plagosjes me armë zjarri të Toñit, orkës më të vjetër në ujërat…

4 minutes ago

Zjarri në SHBA u mori jetën tre fëmijëve shqiptarë, flet daja: S’i pashë kur erdhën në jetë, tani do t’i përcjell në varr

Një ngjarje tragjike goditi familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën…

6 minutes ago

Përfundon afati për EES/ Kontrollet biometrike mund të rikthehen gradualisht, rrezik për radhë në kufi

Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Europian mund të përballen sërish me radhë të gjata në kufi, pasi skadoi afati i…

13 minutes ago

Si po riformësohet globi në letër, OKB miraton hartën e re dhe tregon cilat shtete e kundërshtuan

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi pak ditë më parë në mbështetje të një rezolute të paraqitur nga…

14 minutes ago