showbiz

Amber pas eliminimit nga “BBV”: Në atë shtëpi duhet të shkosh vetëm një herë

E ftuar në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë Amber, e cila përfundoi rrugëtimin e saj mbrëmë në “Big Brother Vip Albania 4”

Ajo u eleminua nga gara pas një nominimi përballë Laertit dhe Rozanës pasi ishte Gerta ajo që me Kutinë e Pandorës bëri këtë zgjedhje.

Kjo ishte një eksperiencë e dytë, brenda të njëjtit sezon për Amberin në BBV, teksa herën e parë, ajo doli nga shtëpia me vullnetin e saj.

Amber u shpreh se ka kuptuar se brenda shtëpisë së Big Brother duhet të futesh vetëm një herë, teksa tha se dinamikat kishin ndryshuar nga situata kur ajo doli në fillim. Sipas saj, Gerta ndihej e kërcënuar, prandaj e dërgoi në nominim.

Sipas Amber kush ka qenë dalja më e dhimbshme?

“Mendoj se më e dhimbshme ka qenë dalja e parë sepse e thashë edhe në studio para se të rihyja në shtëpi që është thikë me dy presa për faktin se unë shkova dhe gjeta lojtarë që kishin dy muaj të izoluar, të lodhur dhe dinamikat në shtëpi kishin ndryshuar plus edhe personazhet me njëri-tjetrin. Jo se e gjeta veten jashtë loje por nuk ishte më ajo pjata e servirur që edhe ti të gjeje veten aty ku duhej. Duhej pak kohë.”

Çfarë ka kuptuar Amber nga ky rikthim?

“Kuptova që Big Brother-i ta jep mundësinë vetëm njëherë në jetë dhe ti në atë shtëpi duhet të shkosh vetëm njëherë.”

Si e priti zgjedhjen e Gertës?

“Gerta ka qenë e para banore që me hyrjen time është ndjerë e kërcënuar. Plus java ime e parë ka qenë një tmerr për të ruajtur veten që të mos jepja asnjë informacion nga jashtë. Mënyra se si do të sillesha me banorët sepse dhe ajo është një informacion nga jashtë dhe kjo ka qenë një luftë.”

Tags: amberbbv

të fundit

Kush është 50-vjeçarja që u plagos me thikë nga i biri në Dibër/ Nexhmije Sula drejtoreshë e shkollës, 26-vjeçari e goditi 7 herë

Personi që shihni në foto është Nexhmije Sula 50 vjeç, e cila është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest…

14 minutes ago

VIDEO/ Me puthje dhe përqafime, bëhen bashkë Jozi dhe Stresi

Pasi Jozi goditi Gjestin me shpullë, një prej personave që i doli në krah këtij të fundit në mënyrë të…

33 minutes ago

EMRAT/ Këta janë VIP-at shqiptarë që kanë refuzuar ftesën për t’u bërë pjesë e Big Brother

Edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova pritet të nisë në sezonin e ardhshëm televiziv. Por, duket se sfida…

56 minutes ago

EMRI/ Krim në familje në Dibër, djali plagos me thikë nënën! 50-vjeçarja përfundon tek Trauma, arrestohet 26-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pocest të Maqellarës ku djali ka plagosur me thikë nënën…

1 hour ago

Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe familja e tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja e tij N.H. dhe vajza e tyre e mitur, rreth 14-vjeçare, kanë…

1 hour ago

26-vjeçari plagos me thikë nënën e tij në Dibër, niset drejt spitalit të Traumës

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme në fshatin Maqellarë të Dibrës. Sipas informacioneve paraprake,…

2 hours ago