Amber, ish-pjesëmarrëse e “Big Brother VIP 4”, ishte e ftuar sot në emisionin “Live From Tirana”, ku bisedoi me Stenaldo Mëhillin për përvojën e saj në shtëpinë më të njohur televizive në Shqipëri.
None found
Gjatë intervistës, ajo u pyet nëse kishte flirtuar me ndonjë prej banorëve, brenda apo jashtë formatit. Amber tha se nuk ka komplekse dhe se, po të kishte diçka, do ta tregonte hapur.
“Nuk e kam aspak problem ta bëj publike. Rrjetet sociale janë zhvilluar aq shumë, sa nuk mund të fshihesh; mjafton të dalësh për drekë apo darkë. Para se të na nxjerrin të palarat, më mirë t’i nxjerrim vetë”, u shpreh ajo duke qeshur.
Pjesë nga intervista:
Stenaldo: A të ndihmoi Big-u të zbulosh te vetja anë që nuk i njihje ose të cilave nuk u kushtoje rëndësi para se të merrje pjesë në “Big Brother”?
Amber: Big-u të rrit përpara kamerave, sepse të mëson parime që nuk i fiton në një intervistë të zakonshme. Aty njeh veten dhe kupton vlerat e tua, si person.
Stenaldo: Po për dashurinë pas Big-ut, si mendon?
Amber: Për mua, dashuria nuk ka ndryshuar.
Stenaldo: Po këndvështrimi yt për të?
Amber: Nëse dikush të do, apo nëse ti do dikë, Big-u nuk ta ndryshon këtë.
Stenaldo: Nëse do të kishe qëndruar më gjatë në shtëpi dhe nuk do të kishe bërë një rihyrje, a mendon se mund të ishe dashuruar me dikë?
Amber: Jo, unë godas që në fillim; nuk e lë për në fund.
Rihanna ka ndarë me ndjekësit në Instagram momente të ëmbla dhe plot humor nga jeta e saj familjare, duke publikuar…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është zgjedhur kryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim në Kuvendin e Republikës…
LSDM sot ka akuzuar Mickoskin se Maqedoninë po e lënë jashtë planeve të Brukselit për shkak të dështimit të reformave…
Oda Ekonomike propozon që, problemi i tranportuesve të zgjidhet përmes statusit të veçantë për shoferët profesionist dhe përjashtimit të tyre…
Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka publikuar të dielën vonë në mbrëmje një video në të cilën kërcënon…
Erling Haaland është rikthyer në qendër të vëmendjes së gjigantëve spanjollë, me Barcelonën dhe Real Madridin që po e monitorojnë…