Alessandra Ambrosio dhe partneri i saj prej dy vitesh, Buck Palmer, kanë bërë të ditur se janë fejuar, pasi ai i propozoi për martesë gjatë pushimeve të çiftit në Indonezi.
Modelja 45-vjeçare e publikoi lajmin të mërkurën në Instagram, përmes një postimi të përbashkët me Palmer.
None found
“Do të të zgjidhja në këtë jetë dhe në çdo jetë. Përgjithmonë, dashuria ime”, shkroi Ambrosio pranë fotografive që dokumentonin çastin romantik.
Pamjet tregonin edhe surprizën që Palmer kishte organizuar në plazh, ku për propozimin kishte formuar një zemër të madhe me lule të kuqe.
Ambrosio u tregoi ndjekësve në rrjetet sociale edhe unazën solitare të fejesës. Në një tjetër postim, të publikuar të enjten, më 13 gusht, ajo paraqiti nga afër hollësitë e bizhuterisë luksoze.
Ekspertët e bizhuterive, të konsultuar nga Page Six Style, besojnë se unaza mund të ketë një diamant me peshë deri në 8 karat, ndërsa çmimi i saj mund të shkojë deri në gjysmë milioni dollarë.
Themeluesja e The Clear Cut, Olivia Landau, e përllogariti peshën e diamantit në 5 deri në 7 karat. Sipas saj, bëhet fjalë për një prej diamanteve më të kërkuara në treg, me një vlerë që mund të variojë nga 200 mijë deri në 500 mijë dollarë.
Pas dy vitesh së bashku, Ambrosio dhe Palmer tashmë duket se po bëhen gati për fazën tjetër të marrëdhënies, ndërsa unaza e kushtueshme është kthyer në një nga elementet më të diskutuara të fejesës.
Karriera e Lionel Messit është e mbushur me momente historike, por për koleksionistët, një pjesë e kësaj historie mund të…
Dashi Do kaloni shume vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si…
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, referuar orës 20:00 të 5 shtatorit.…
Prefektura e Vlorës ka bërë bilancin zyrtar të zjarrit që përfshiu zonën e Potamit, në lagjen “1 Maj” të Himarës,…
Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar nga Komisariati i Policisë së Sarandës ka goditur një rrjet të fuqishëm të shpërndarjes së…
Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka njoftuar mbrëmjen e së shtunës se ka sulmuar disa anije, përfshirë edhe disa që…