showbiz

“Qielli ra mbi mua”, Andresa tregon arsyen rrëqethëse pse e mbajti të fshehtë shtatzëninë për 5 muaj

Andresa Ambrosio, vajza simpatike e cila vodhi zemrat e publikut shqiptar në daljet e saj në emisionin “E Diela Shqiptare”, është duke përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës së saj. Ajo është shtatzënë. Ky lajm u zbulua nga një zonjë e cila në linjë telefonike për rubrikën “Telebingo” e pyeti Andresën “Mos je pak shtatzënë?” Këtë lajm Andresa e pranoi.

E ftuar këtë të mërkurë në emisionin ‘Rudina’ në ‘Tv Klan’, ajo rrëfeu se përse nuk e bëri menjëherë publike shtatzëninë e saj, por zgjodhi të fliste vetëm pas 5 muajsh. Sipas saj e bëri këtë për arsye të një besëtytnie shqiptare se nuk duhet ta tregosh shtatzëninë deri në muajin e 5.

Të lidhura

None found

Më herët ajo nuk e ka pasur këtë besëtytni, por një eksperiencë e hidhur e bëri që ta fshehte lumturinë e saj. Ajo tregoi se para një viti kishte qenë shtatzënë dhe nga emocionet i tregonte të gjithëve se do të bëhej me fëmijë, por kur arriti në muajin e tretë të shtatzënisë, zemra e foshnjës pushoi…

Rudina Magjistari: Ti në fakt kishe bërë në plan ta mbaje gjatë sekretin, si e kishe planifkuar?

Andresa Ambrosio: Unë kisha planifikuar ta mbaja për 5 muaj, se është një histori në Shqipëri, në Brazil nuk ka histori për këtë. Në Shqipëri thonë duhet ta mbash 3 ose 5 muaj. Por unë pata një eksperiencë më para. Në  Tetor dhe vitin e ri. Unë u kënaqa, flisja në backstage, po vjen bebi, po vjen bebi…

Rudina Magjistari: Si, si vjet? Vitin e kaluar?

Andresa Ambrosio: Po në Tetor.

Rudina Magjistari: Në Tetor të vitit të kaluar ke pasur një shtatzëni më herët?

Andresa Ambrosio: Po. Por në datën 29 Dhjetor doktori tha se zemra është frenuar. Në momentin që doktori tha është frenuar, qielli ra mbi mua…. Unë dhe Mirko ishim shumë të trishtuar për Vitin e Ri!

Rudina Magjistari: I bie sa muajsh ke qenë?

Andresa Ambrosio: Tre muaj dhe katër ditë.

Rudina Magjistari: Tre muaj dhe katër ditë dhe ke humbur fëmijën?

Andresa Ambrosio: Po.

Rudina Magjistari: Kjo është një histori që vetëm tani po e mësoj dhe më vjen shumë keq.

Andresa Ambrosio: Po e kanë ditur vetëm në backstage.

Rudina Magjistari: Po e thua për herë të parë në publik.

Andresa Ambrosio: Po sepse tani e kam.

të fundit

Nga bileta e debutimit te fanellat e Botërorit: Reliket më të çmuara të Lionel Messit

Karriera e Lionel Messit është e mbushur me momente historike, por për koleksionistët, një pjesë e kësaj historie mund të…

2 hours ago

Horoskopi 6 Shtator 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Do kaloni shume vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si…

2 hours ago

Ministry of Defense reports on wildfire situation: 21 fires, 11 still active

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, referuar orës 20:00 të 5 shtatorit.…

2 hours ago

Vlora Prefecture publishes fire report for Himara: 5 homes burned and 36 people evacuated

Prefektura e Vlorës ka bërë bilancin zyrtar të zjarrit që përfshiu zonën e Potamit, në lagjen “1 Maj” të Himarës,…

2 hours ago

Anti-drug operation in Sarandë: Suspected individuals arrested and cocaine, cannabis and weapons seized

Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar nga Komisariati i Policisë së Sarandës ka goditur një rrjet të fuqishëm të shpërndarjes së…

2 hours ago

Tensions rise in the Strait of Hormuz as Iran strikes ships in retaliation against the United States

Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka njoftuar mbrëmjen e së shtunës se ka sulmuar disa anije, përfshirë edhe disa që…

2 hours ago