Natalie Portman ka folur për divorcin në studion e Jimmy Fallon dhe këtë herë ka treguar disa detaje nga ndarja. Duket se për aktoren ka mjaftuar një takim i rastësishëm me Rihanna-n në Javën e Modës në Paris në fillim të këtij viti, që Natalie të ndryshonte qasjen që kishte për divorcin.
“Ishte një përvojë mahnitëse për mua,” tha Portman gjatë episodit të fundit të “The Tonight Show me Jimmy Fallon. “Mendoj se çdo grua që kalon në një divorc duhet të ketë një moment me Rihanna-n që i thotë se ajo është një “bad b*tch”.
None found
Moderatori Fallon publikoi më pas videon dhe momentin kur këngëtarja i thotë aktores se ishte një fanse e saj.
Për aktoren e njohur duket se ky ishte momenti që e ndihmoi vërtet në jetë, teksa po përjetonte ndarjen nga bashkëshorti.
“Ishte pikërisht ajo që më duhej në atë moment në jetën time dhe që vërtet më shërbeu. Dhe unë i jam përgjithmonë mirënjohëse.”
Fituesja e Oscar-it finalizoi divorcin nga Millepied në shkurt të këtij viti, pas më shumë se 10 viteve bashkë.
Portman dhe koreografi francez, u takuan në xhirimet e filmit “Black Swan” në vitin 2009, ndërsa çifti u nda në maj të vitit të kaluar pas zërave për një lidhje jashtëmartesore të Millepied. Aktorja Portman bëri kërkesë për divorc në Francë, ndërsa gjithçka u finalizua zyrtarisht në fillim të këtij viti. Natalie dhe koreografi francez kanë dy fëmijë bashkë, djalin Aleph dhe vajzën Amalia.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka akuzuar sot vendet europiane se po pengojnë përpjekjet për arritjen e paqes në Ukrainë,…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka plagosur me mjet…
Studentët kanë dalë në një deklaratë për mediat nga Spitali i Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore protestues të plagosur…
Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari është regjistruar në fshatin Perondi, në bashkinë Kuçovë. Viktima, i identifikuar si…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka plagosur me mjet…
Steven Gerrard ka mbetur i impresionuar nga paraqitjet e talentit të Liverpoolit, Rio Ngumohas, duke e krahasuar atë me legjendën…