Hapja e puntatës së “Për’puthen” u shoqërua me lajmin shqetësues për aksidentin e ndodhur më 25 shtator, ku u përfshi konkurrenti Sotir Marino, i cili po udhëtonte me motor.
Moderatorja Heidi Baci njoftoi se gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën, duke qetësuar kështu konkurrentët dhe publikun.
None found
Pas marrjes së lajmit, Xhesika mori leje të largohej nga studioja për të shkuar në spitalin ku ndodhej Sotiri. Ajo u shoqërua gjatë rrugës nga kamerat dhe produksioni.
“Jam shumë e tronditur. Shpresoj që të jetë mirë dhe jashtë çdo rreziku për jetën. Më e rëndësishmja është që gjithçka përfundoi me kaq”, deklaroi Xhesika.
Konkurrentët e tjerë i përcollën urimet e tyre për shërimin e Sotirit dhe shprehën dëshirën që ai të rikthehet sa më shpejt në studio.
Para largimit të Xhesikës drejt spitalit, Heidi Baci u bëri thirrje të gjithëve të tregohen të kujdesshëm, duke e përshkruar aksidentin si një ngjarje që përfundoi fatmirësisht.
“Ky është një rast me fat. Kujdesuni dhe mos rrezikoni jetën. Shpejtësia nuk fal”, paralajmëroi moderatorja.
Gjatë intervistës me gazetarin amerikan Andrew Callaghan të Channel 5, kryeministri Edi Rama është përballur me pyetjet në lidhje me…
Protestuesit kanë shprehur dhe njëherë pakënaqësinë e tyre me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, por edhe me opozitën e Sali…
Një zjarr i madh shpërtheu në një ndër rafineritë më të madhe të naftës në Indi, duke shkaktuar panik te…
Një golfiste 15-vjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja në një fushë golfi në Tajlandë, ku aktiviteti sportiv…
Kryeministri Hristijan Mickoski sonte, nëpërmjet një videomesazhi, informoi se sot, në kuadër të vizitës së tij në Gjermani, ai dhe…
Ka ndërruar jetë Samka Ibraimovski, kryetari i Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve (PCER), ish-deputet dhe anëtar i Qeverisë…