Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka njoftuar operimi i saj i tretë për largimin e tumorit ka rezultuar me sukses; duke mposhtur për herë të tretë këtë betejë.
Matoshi vetëm ditë më parë njoftoi se do të largohet nga angazhimet e saj për shkak të kësaj sëmundjeje, e ndërsa vetëm sot njoftoi se “po kthehet”; duke shënuar edhe një fitore të tretë.
None found
Nuk mund të mos e mbaj premtimin. Po kthehna! Me fitoren e tretë. Prej ditës kur ju informova për sfidën time të re, telefoni nuk u ndalë prej mesazheve e telefonatave”, shkroi deputetja në llogarinë e saj në Facebook.
“Sot po ndihem më mirë. Iku dhe tumori i tretë. U zgjova më në fund edhe prej një ëndrre të keqe. Falënderoj Zotin që pranoi lutjet tona, e më drejtoi si gjithmonë tek doktorë profesionistë të cilët ma shpëtojnë jetën qe disa herë. Uroj të jetë sfida e fundit në lidhje me shëndetin”, deklaroi aktorja.
“Gjunjëzohem para dashurisë tuaj t’pastër. Ashtu qysh premtova, unë po kthena. Shihemi së shpejti…”, përfundoi Matoshi.
Ajo gjithashtu falënderoi të gjithë personat të cilët i qëndruan afër kësaj sfide si dhe mesazheve dhe telefonave të shumta nga njerëzit.
PSG vazhdon të jetë në kërkim të talenteve të rinj në tregun brazilian dhe së fundmi ka kthyer vëmendjen nga…
Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi punën dhe rolin e Elon Musk ndërsa i dorëzoi drejtorit ekzekutiv të Tesla dhe Space…
Deri në orën 18:30 të 8 tetorit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 30 zjarre në ambiente të hapura.…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cilësoi lajm të mirë zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës për presidente të Kosovës,…
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, tha se pas zgjidhjes së krizës institucionale, Kosova tashmë e ka krijuar mundësinë…
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Armend Muja, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut,…