Adriana Lima ka publikuar një njoftim në profilin e saj në Instagram ku ka njoftuar fansat e saj se është bërë viktimë e mashtrimit.
Përkatësisht, në TikTok është shfaqur një person i cili pretendon të jetë modelja e famshme braziliane, duke u kërkuar para njerëzve. Adriana ka paralajmëruar fansat e saj që të kenë kujdes dhe të mos bien në këtë formë mashtrimi.
None found
Sipas postimit, dikush nën emrin e saj filloi të ofronte dhurata dhe më pas të kërkonte para, si dhe informacione të ndjeshme si numrat e kartave të kreditit dhe adresat e shtëpisë.
“Ju lutemi të jeni të kujdesshëm dhe të mos ndani asnjë informacion personal ose financiar. Adriana Lima nuk do të kontaktojë kurrë fansat për të ofruar dhurata ose për të kërkuar para”, thuhet në postim.
Gjithashtu në postim ajo u ka kërkuar ndjekësve që të denoncojnë menjëherë mashtrimin nëse hasin në një profil të tillë.
Kujtojmë se në fund të vitit të kaluar Adriana u martua me partnerin e saj, Andrea Lemmers. Modelja e ndau atë me fansat e saj në Instagram, së bashku me një foto emocionuese ku shihet duke u kapur për dore me burrin e saj në shkretëtirë, duke treguar unazën e martesës.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës…
Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë të hënën mbledhjet e tyre të radhës, ku në fokus do…
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës…
Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë të hënën mbledhjet e tyre të radhës, ku në fokus do…
Mund të keni diploma, njohuri të jashtëzakonshme dhe aftësi që të tjerët i admirojnë, por prapëseprapë të mos arrini sukses…
Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…