Categories: showbiz

“A mund të ktheheni?”, Donaldi flet për herë të parë për Bora Zemanin dhe i habiti të gjithë (VIDEO)

Marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka qenë një nga më të përfolurat në mediat rozë. Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht dhe në fund shkëputja e marrëdhënies së dashurisë i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Tani që Donaldi është bërë pjesë e “Big Brother VIP” kurioziteti i publikut dhe banorëve është tepër i madh për të ditur më shumë rreth shkaqeve që e çuan dyshen në ndarje dhe po ashtu raportin që ata kanë.

Në lidhje me këtë gjë, Paloma ka pyetur Donaldin, i cili me përgjigjet e tij ka treguar më shumë rreth prishjes së marrëdhënies së tij me Borën, ku kuptuam se shkak ishte bërë xhelozia, ekspozimi i tepërt dhe mungesa e vëmendjes.

I pyetur se a mund të ketë një ribashkim mes tyre, aktori i humorit ka preferuar që të mos përgjigjet duke thënë që “mbaroi intervista”. Epo edhe heshtja një përgjigje është apo jo?!

Pjesë nga biseda:

Paloma: As xhelozia?

Donaldi: Xhelozi mund të kemi pasur të dy.

Paloma: Ti e vuan tani?

Donaldi: Jo…tani jo.

Paloma: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz…

Donaldi: Jo, jo.

Paloma: Domethënë që është natyrë shumë posesive.

Donaldi: Për gjërat e mija po, siç kanë qenë edhe të tjerët xheloz (Bora)

Paloma: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes?

Donaldi: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë.

Paloma: Ti doje më shumë vëmendje?

Donaldi: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë.

Paloma: Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen në vazhdimësi bashkë?

Donaldi: Po nuk ta them dot, mbaroi intervista.

Paloma: Flisni me mesazhe apo jo?

Donaldi: Mbaroi intervista.

Por kujtojmë se pas nisjes së “Big Brother” Donaldi dhe Semi po përfliten si një çift i mundëshm dhe fakti që Semi është shoqja e ngushtë e Bora Zemanit nuk është pritur mirë. Madje së fundmi është vënë re që Bora nuk ka pëlqyer as foton e të dyave që menaxheri i këngëtares ka publikuar në profilin e Semit.

Nuk dihet nëse kjo është një hatërmbetje nga Bora për afrimitetin e Semit me Donaldin, pasi moderatorja nuk ka bërë asnjë reagim publik për situatën./albeu.com/

të fundit

Horoskopi 22 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot mund të ndiheni të pasigurt, por një bisedë…

16 minutes ago

Adelina Ismaili reagon ashpër: Kush do ta besonte që do të arrijnë në pikën ku do ta fyejnë Jusuf Gërvallën?

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka reaguar ashpër përmes një statusi në rrjetin social Facebook, duke shprehur indinjatën e…

33 minutes ago

Aplikimet për azil në Mbretërinë e Bashkuar rekord, por bien nga Shqipëria

Mbretëria e Bashkuar regjistroi një rekord prej 111,084 aplikimesh për azil gjatë vitit të parë të qeverisë së kryeministrit Sir…

40 minutes ago

Zjarr i “fuqishëm” në Dukat, rrezikon banesat aty pranë

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka shpërthyer në fushën e Dukatit, vetëm 50 metra larg një banese. Situata…

46 minutes ago

Tjetër ngjarje tronditëse në Vlorë, një grua hidhet nga pallati dhe ndërron jetë

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një grua është hedhur nga ballkoni i…

1 hour ago

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija bie nga lartësia në zonën e Lungomares, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Lungomares. Sipas raportimeve, një fëmijë ka…

2 hours ago