showbiz

“A meriton të quhet VIP?”, motra e Antonelës ka një përgjigje për të gjithë (FOTO LAJM)

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Antonela Berisha është një ndër banoret më të reja në “Big Brother VIP”. Pjesëmarrja e saj është komentuar shumë si nga banorët, ashtu edhe në publik.

Antonela u bë e njohur nga “Përputhen”, ku hyri për të gjetur një të dashur. Nisur nga kjo, janë të shumtë njerëzit që kanë bërë pyetjen “A meriton të quhet VIP”? Një pyetjeje të tillë i është përgjigjur motra e saj, Mariela, në një postim në rrjete sociale.

Të lidhura

None found

Ajo ka shkruar se Antonela ka shumë për të dhënë dhe publiku e ndjek sepse ka parë te ajo një vajzë karizmatike, inteligjente dhe të fortë.

“Mendoj qe ceshtja e meritokracise, se sa e meriton dikush te jete ne nje program televiziv se pari eshte nje ceshtje qe nuk na perket neve si publik por ideatoreve te formatit dhe personave puna e te cileve eshte te perzgjedhin konkurentet, duke qene personat qe njohin me mire mekanizmat e brendshme dhe cka funksionon apo nuk funksionon per programin ne fjale. Gjithsesi une mendoj qe ne vitin 2021 kur rrjetet sociale jane platforma qe i kane dhene shansin njerezve te ndertojne karriera te tera, ku ata vete-promovohen dhe ku promovojne aftesite/telentet e tyre, te ngrihet pikepyetja “a meritojne te quhen VIP” eshte qesharake.

E njejta gje vlen dhe per Reality Show-et, te cilat ne shumicen e rasteve sherbejne si gjetes te personazheve te pelqyeshem nga publiku dhe si trampolina per karrierat e tyre ne televizion. Ne formate si “Perputhen” konkurojne shume njerez, por vetem pak arrijne te mbijetojne ne ekranet e televizionit, dhe kjo pikerisht sepse, publiku i do.

Kur ne 2016 Kim Kardashian u pyet ne menyre direkte “Cili eshte talenti jot?” ajo u pergjigj “Duhet te perfshije ndonje lloj talenti te kesh shume njerez qe te ndjekin dhe te pelqejne per ate qe ti je”, dhe Kim Kardashian eshte sot nje nga grate multimilionere self-made, e cila e filloi karrieren pikerisht nga Reality-Showi familjar Keeping Up with the Kardashians.

Gjithsesi,per tu rikthyer tek rasti i Antoneles, dhe per te gjithe njerezit e tjere qe kane filluar karrierat nga rrjetet sociale apo Reality Show-et, une mendoj qe njerezit jane inteligjente mjaftueshem per te mos ndjekur dike vetem nga paraqitja/lifestyle-i e elemente te tjere siperfaqesore, sepse koha ka treguar qe personazhe te tille nuk i mbijetojne gjate vemendjes se publikut. Publiku ndjek persona qe jane interesante mjaftueshem per tu ndjekur, e ne rastin e Antoneles mendoj qe publiku gjen te ajo nje njeri karizmatik, simpatik, nje vajze me nje background e nje histori jete, nje vajze inteligjente dhe te forte por ne te njejten kohe nje vajze me kembe ne toke, e besoj qe kjo kohe e shpenzuar ne Big Brother do sherbeje qe njerezit te njohin me shume prej saj, sepse me te vertete ka shume me shume per te njohur”, ka shkruar Mariela.

të fundit

Akuzat për spastrim etnik nga zyrtarët serbë, profesori Kuçi: Beogradi po etnizon çështje administrative

Profesori në Kolegjin Universum dhe bashkëpunëtor i jashtëm në ISLH “OCTOPUS”, Gurakuç Kuçi, ka kritikuar retorikën e zyrtarëve serbë pas…

4 minutes ago

Bajqinovci calls on PDK and LDK to declare stance on return of Serb judges

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka kërkuar nga PDK dhe LDK të bëjnë të qartë qëndrimin e tyre…

7 minutes ago

Lawyer Arianit Koci confirms release of young Kosovar from detention at Horgos border crossing

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se është liruar nga policia serbe në pikën kufitare në Horgosh i riu për të…

8 minutes ago

The 10 Most Challenging Kilometers of the Kërçovë–Ohër Highway, Featuring the Country’s Longest Tunnels, to Open Soon

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski tha se ndërtimi i autostradës Kërçovë–Ohër po realizohet me dinamikë të përshpejtuar. Dy…

8 minutes ago

“Flamingot nuk u ngritën për të diskutuar mbijetesën e një pushteti”/ Mesazhi që rrëzon thirrjen e Ramës, artisti: Besa nuk negociohet!

Nga Dastid Miluka Besa është një nga vlerat më të shenjta të kulturës shqiptare. Ajo nuk është një marrëveshje politike…

8 minutes ago

Full details revealed of the Fier tragedy with three victims: The Plaka couple was heading to work, Refit Buzi broke in and…

Zbardhet dinamika e plotë të tragjedisë së ndodhur në fshatin Vidhishtë të Roskovecit, ngjarje që u mbyll me tre viktima.…

9 minutes ago