Gurakuç Kuçi, profesor në Kolegjin Universum dhe bashkëpunëtor i jashtëm pranë ISLH “OCTOPUS”, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të zyrtarëve serbë, të cilët i cilësuan veprimet e institucioneve kosovare si “spastrim etnik”.
None found
Sipas tij, retorika e përdorur nga nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, dhe ministrja serbe Snezhana Paunoviq, synon t’u japë ngjyrim etnik masave thjesht ligjore, duke fshehur kështu të kaluarën e vetë Serbisë, e cila mban përgjegjësi për spastrimet më brutale etnike në rajon gjatë dekadës së ’90.
Kuçi theksoi se prishja e 11 ndërtimeve pa leje rreth Liqenit të Ujmanit është thjesht zbatim i normave administrative dhe jo një veprim i motivuar etnikisht. Ai akuzoi Beogradin se po e shfrytëzon këtë narrativë si pjesë të një operacioni të luftës hibride kundër Kosovës.
Në një deklaratë të detajuar, profesori shtroi pyetjen se si është e mundur që pikërisht vendi që kreu spastrime të tmerrshme etnike në Ballkan gjatë viteve ’90, sot e përdor më së shumti shprehjen “spastrim etnik” për ta pozicionuar veten si viktimë dhe për të justifikuar një përshkallëzim të ri konflikti.
Ai iu referua një interviste të fundit të Igor Simiqit për median serbe PINK, ku nënkryetari i Listës Serbe deklaroi se qëllimi është që “Serbia me çdo kusht të tërhiqet në ndonjë konflikt”. Kuçi vuri në dukje se kjo deklaratë nuk erdhi pas ndonjë incidenti ushtarak, por në kontekstin e thjeshtë të një urdhri për rrënimin e objekteve pa leje.
Ai gjithashtu kujtoi rastin e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila u shpreh se po të kishte qenë në pozitën e Sllobodan Millosheviqit më 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën. Për Kuçin, reagimi i mëpasshëm i kryeministrit Gjuro Macut ishte tregues i një qëndrimi të heshtur ndaj idesë së spastrimit: ai nuk e dënoi vetë synimin, por vetëm faktin që ajo deklaratë mund të konsiderohej si politikë zyrtare.
Profesori solli në vëmendje edhe shembuj konkretë nga territori i Kosovës. Ai kujtoi se prej vitesh autoritetet kanë ndaluar dhe prishur ndërtime pa leje në zona me interes të veçantë ekologjik si Batllava, Prevalla, Sibovci apo Rugova. Në rastin e Rugovës, banorët kishin protestuar dhe e kishin quajtur vendimin të padrejtë e diskriminues, por askush nuk e kishte etiketuar si “spastrim etnik”. Kjo, sipas tij, tregon kontrastin e theksuar me mënyrën se si e paraqet Serbia situatën e Ujmanit.
Në përfundim, Kuçi argumenton se Serbia, përmes kësaj strategjie, synon t’i kalojë në sferën etnike veprime krejtësisht administrative, duke përdorur akuzën për spastrim si mjet për të shkaktuar konflikt. Këtë plan Beogradi e realizon përmes luftës hibride, sulmeve terroriste ose duke shpresuar në një ndryshim të rrethanave gjeopolitike. Ai përmbylli duke paralajmëruar se e njëjta logjikë e stabilokracisë që forcoi figura si Hitlerin dhe Putinin, po e bën të njëjtën gjë edhe me liderin serb Aleksandar Vuçiq dhe vetë Serbinë.
Gjatë dhjetë ditëve, 3850 banorë të Gosivares kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të ankesave në stomak. Pavarësisht trendit të rënies…
News24 ka siguruar pamjet ekskluzive nga momenti dramatik kur Refit Buzi liron ish-partneren e tij, Rozalinda Plaka, të cilën e…
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e…
Nga Dastid Miluka Besa është një nga vlerat më të shenjta të kulturës shqiptare. Ajo nuk është një marrëveshje politike…
Forcat saudite kryen sulme ajrore ndaj objektivave të Houthive në qytetin portual Hodeida dhe në ishullin Kamaran, pasi rebelët shpallën…
Fenomeni klimatik El Niño, i cili po intensifikohet në Oqeanin Paqësor, pritet të bëhet më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë,…