showbiz

64 vite Festival i Këngës/ Drejtoresha e RTSH, Eni Vasili: Skena e identitet tonë kulturor që ka bashkuar shqiptarët përmes tingujve, sistemeve dhe kufijve

Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke e cilësuar Festivalin e Këngës jo vetëm si një ngjarje artistike, por si një shtyllë të identitetit kulturor shqiptar.

Vasili u shpreh se ishte e lumtur të ishte në skenë jo vetëm në cilësinë e drejtoreshës së RTSH-së, por edhe si pjesë e një brezi të formuar artistikisht nga këngëtarët, kompozitorët dhe tekstshkruesit që kanë ndërtuar historinë e këtij festivali ndër vite.

“Jam shumë e lumtur të jem sot në skenë, jo vetëm si drejtoreshë e RTSH-së, por edhe si një produkt kulturor i një brezi që ka formësuar shijet muzikore përmes këngëtarëve, kompozitorëve dhe tekstshkruesve të këtij festivali. Ky është Festivali i 64-t i Këngës në RTSH. Plot 64 vite histori. Edhe pse ka kaluar përmes ndryshimeve të sistemeve, ky festival ka ditur të krijojë art si në kohë censure, ashtu edhe në kohë lirie, gjithmonë përmes tingujve”, theksoi Vasili, duke kujtuar momentet historike kur kjo skenë ka pasqyruar lëvizjet kulturore botërore dhe dëshirën e shqiptarëve për t’u ndjerë pjesë e Evropës”, tha Eni Vasili.

Drejtoresha e RTSH-së përmendi vitin 1972 si një pikë kthese, kur Festivali i Këngës shënoi jo vetëm një revolucion kulturor, por edhe një ndryshim të rëndësishëm shoqëror. Ajo shtoi se edhe në vitet ’90, festivali u bë pasqyrë e frymës së re muzikore, duke sjellë në skenë zhanre si pop dhe rock, në harmoni me skenat perëndimore.

“Në fakt, në këtë festival shqiptarët kanë pasur mundësinë të takojnë lëvizjet kulturore botërore. Mjafton të kujtojmë vitin 1972, kur një festival realizoi jo vetëm një revolucion kulturor, por edhe politik. Pikërisht në këtë skenë shqiptarët kënduan dëshirën e tyre për ta parë Shqipërinë si gjithë Europa”, tha Vasili.

Sipas Vasilit, kjo skenë ka qenë edhe vendi ku janë kënduar dhimbjet kombëtare, eksodi, padrejtësitë historike, por mbi të gjitha ka qenë hapësira ku shqiptarët janë bashkuar më shumë se kudo tjetër.

“Kjo dëshirë u pasqyrua sërish në vitet ’90, kur në këtë festival u këndua pop, rock, ashtu si në të gjitha skenat perëndimore. Në këtë festival kemi kënduar edhe dhimbjet kombëtare, eksodin e madh, padrejtësitë historike. Por mbi të gjitha, këtu ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur askund tjetër: shqiptarët janë bashkuar. Nga të gjitha trevat, ata kanë ardhur, kanë kënduar, kanë garuar, kanë fituar dhe kanë qenë bashkë.

Ndoshta në këtë festival ka ndodhur ajo që politika do të kishte dashur shumë ta realizonte: shqiptarët nga e gjithë bota të mblidheshin në Tiranë, në qendrën e shqiptarisë. Ky festival do të jetojë gjatë. Historia na mëson se organizime të tilla janë mekanizma mbijetese, për të krijuar bashkësi, identitet kulturor dhe për të qenë gjithmonë bashkë përmes gëzimit. Dhe ky festival i mishëron të gjitha këto” u shpreh ajo.

Në përmbyllje, Vasili theksoi se Festivali i Këngës është një mekanizëm mbijetese kulturore, që krijon identitet, bashkësi dhe gëzim. Ajo falënderoi të gjithë artistët dhe stafin e RTSH-së që kanë mbajtur gjallë këtë institucion kulturor për 64 vite, duke u drejtuar me një mesazh mirënjohjeje.

“Në Fest 64 dua të falënderoj të gjithë artistët dhe armatën e madhe të njerëzve që e kanë mbajtur këtë institucion kulturor për 64 vite. Faleminderit të gjithëve që i keni folur dhe i flisni shpirtit”, tha Vasili.

të fundit

Horoskopi 20 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…

2 hours ago

Bologna “macja e zezë” për Interin, e eliminon dhe shkon në finalen e Superkupës, përballë Napolit!

Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…

2 hours ago

“Balluku mund të zgjedhë një tmerr pa fund ose një fund të tmerrshëm”, Artan Hoxha: Veliaj, zv.kryeministrja dhe AKSHI, 3 rrënjët kryesore të pushtetit të Ramës

Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…

3 hours ago

Një rikthim që askush nuk e priste/ Çfarë po ndodh mes Robertit dhe Norës?

Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…

3 hours ago

OKB përplaset ashpër me SHBA-në/ Uashingtoni përshkallëzon sanksionet ndaj gjyqtarëve të GJND-së për hetimet kundër Izraelit

Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…

3 hours ago

Këngëtarë, modele dhe gazetarë, lista e konkurrentëve të ‘Big Brother Vip Albania 5’

Pas shumë spekulimesh, po përfliten emrat që mund të jenë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother Vip Albania.…

4 hours ago