showbiz

250 mijë dollarë, flet kunati i Luizit: Çfarë do të ndodhë me paratë e grumbulluar në “GoFundMe”

Një “GoFundMe” është hapur në emër të banorit të “Big Brother VIP2”, Luiz Ejlli, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Për këtë ka folur mëngjesin e sotëm kunati i këngëtarit, Sokol Tahiri.

Në një lidhje telefonike me emisionin “Wake Up”, ai zbuloi se përse është hapur “GoFundMe” në emër të Luizit. Ai zbuloi se fansat në Amerikë dhe jashtë Shqipërisë kishin kërkuar një gjë të tillë.

Të lidhura

None found

Sipas Sokolit, për momentin kjo llogari po menaxhohet nga motra dhe nëna e tij, por kur Luizi do dalë nga BB VIP, do vendosë ai çfarë do të bëjë me paratë.

“E shikoj më se të nevojshme dhe të domosdoshme për të sqaruar këtë gjë. E para është kërkur nga fansat në Amerikë dhe jashtë Shqipërisë për të hapur një gjë të tillë shumë kohë më përpara. Nuk është kërkur nga familja në mënyrën më kategorike as për arsye ekonomike as për ndonjë arsye tjetër.
Është thjesht kërkesë e fansave të tij”, tha Tahiri.

Pjesë nga intervista:

Ça ka qenë keqkuptimi që ju ka shqetësuar juve lidhur me këtë?

E shikoj që disa media po e keqpërdorin këtë dëshirë kaq të madhe të fansave të tij, që e adhurojnë Luizin, për të kontribuar me vullnetin e lirë të tyre.

Por ndërkohë keni vendosur edhe një shifër që është 250 mijë dollarë, e ndërkohë nuk ka asnjë problem as financiar, as shëndetësor siç e përmendet më parë

Patjetër. Le ta sqarojmë, “GoFundMe” nuk është për arsye shëndetësore, financiare dhe asgjë tjetër. Thjeshtë në Amerikë është një nga ato llogaritë që është më transparente, që është emri, mbiemri, plotësisht e kontrolluar.

Dhe vlera e donacionit që ju keni zgjedhur është 250 mijë dollarë, shumë më shumë se edhe shuma që siguron loja e “Big Brother”, pse keni zgjedhur këtë vlerë?

Duke parë kërkesat e mëdha, menduam se kjo mund të ishte diçka. Përderisa “GoFundMe” për ta hapur këtë ka numra nga kaq në aq, as nuk doja të ofendoja Luizin, as nuk doja të ofendoja as fansat. Menduam se kjo ishte diçka e arsyeshme.

Se shumë e kanë komentuar edhe si prishje të imazhit dhe nuk e dinë se çfarë do bëhet me këto para

Këto para i menaxhon e motra, nuk është hapur nga unë. Është hapur nga motra dhe e ëma e Luizit, edhe kontrollohet deri në momentin që Luizi del nga emisioni. Kur të dalë ai, është vullneti i tij se çfarë do bëjë me ato para të grumbulluara.

të fundit

Operacioni më i gjerë i sigurisë në Botërorin 2026 për sfidën Angli-Argjentinë, FIFA merr masa drastike

Gjysmëfinalja e Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës, që zhvillohet të mërkurën në Atlanta, është cilësuar nga FIFA si…

5 minutes ago

Peshevski: Paga mesatare është jashtë mundësive për pjesën më të madhe të të punësuarve

Për shumicën e punonjësve, paga mesatare mbetet e paarritshme, jo realiteti i tyre i përditshëm."Midis 50 dhe 58 përqind e…

7 minutes ago

Deklaratat për spastrim etnik ringjallin diskursin e epokës së Millosheviqit

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik të Kosovës ka rikthyer në vëmendje narrativën e vjetër të Beogradit, ndërsa ekspertët…

9 minutes ago

Komision i Brendshëm për Hetim në QKUK, Ndërrohen Shtretërit e Dëmtuar në Pediatri

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka formuar komision Ad-hoc për hetimin administrativ lidhur me rastin në Klinikën e Pediatrisë, pas…

18 minutes ago

Kosova shpall “non grata” ministren serbe për retorikë fashiste, i ndalohet përjetësisht hyrja në vend

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka shpallur “non grata” ministren e Administratës Publike…

18 minutes ago

Detaje nga përplasja tragjike në Cërrik: Dy jetë të humbura, një i plagosur rëndë

Policia ka dhënë informacionin paraprak lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Mollas–Gostimë, në territorin e bashkisë…

28 minutes ago