Kunati i Luizit, Sokol Tahiri, ka qenë shumë i përfolur në media që kur hyri në “Big Brother VIP” për të surprizuar atë. Pas surprizës, ai i hapi atij ‘GoFoundMe” që shkaktoi shumë polemika. Ai më pas akuzoi ‘Top Channel’ në lidhje me të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin e Luizit. Ai shkruante në një status se kjo është arsyeja pse janë bllokuar fotot dhe informacionet nga Instagrami zyrtar i Luizit, duke shtuar se nuk i është komunikuar se në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo.
Sakaq, bujë shkaktoi edhe deklarata e tij kur u bëri thirrje fansave most ë ndiqnin Luizin në Instagramin e ri që i krijoi Kiara. “Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOË asnjë Instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato Instagrame! Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij. Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që ta lëmë atë të marrë vetë vendimet për Instagramin e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me Instagramin e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!”
None found
Sot na tërhoqi vëmendje se kunati i fituesit të Big Brother VIP 2 është shfaqur me fituesin e Big Brother 3. Jetmiri ka qenë një figurë e përfolur në mediat sociale këto muaj, fillimisht për mbështetjen e madhe që ka treguar ndaj Luizit në live-t e organizuara në Instagram me Anaid Kalotin dhe të tjerë. E më pas për disa kritika që ka bërë ndaj Kiarës dhe lojës së Luizit.
Gjatë protestave studentore të zhvilluara para Kryeministrisë, është vënë re një dron që dyshohet se përdorej për të hedhur gaz…
Arsenali ka nisur lëvizjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian Endrick nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas…
Pas tensioneve para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në rrugën “Myslym Shyri”, ku kanë bllokuar qarkullimin duke vendosur kosha mbeturinash në…
Me një postim në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e…
Formacionet zyrtare të derbit gjerman mes Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit janë publikuar, me të dy skuadrat që kanë zbuluar…
Tensionohet situata te Kryeministria. Hidhet gaz lotsjellës me intensitet. Forca të shumta policie janë vendosur në gatishmëri në protestën te…