Categories: maqedoni

Zyrtari i ARDK-së fshin postimin për Mlladiqin dhe kërkon falje pas reagimit të VLEN-it

Pas kritikave të forta të VLEN-it për glorifikimin e kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq, drejtori i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, Dalibor Kitanoviq, ka hequr nga rrjetet sociale postimin që shkaktoi debat dhe ka kërkuar falje.

Të lidhura

None found

Reagimi i tij erdhi pas tre ditësh heshtjeje, përmes një deklarate ku Kitanoviq shprehet se i kërkon falje kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrave, të cilët, sipas tij, u përfshinë në një përplasje politike për shkak të kësaj çështjeje.

Ai deklaron se është i gatshëm të përgjigjet për veprimet e veta, por thekson se nuk ka pasur asnjëherë synim të fyejë apo të poshtërojë ndonjë popull, fe ose komunitet etnik.

Shkak për reagimet u bë një fotografi e publikuar nga ai, ku Ratko Mlladiq shfaqej përkrah figurave të historisë serbe, përfshirë edhe Drazha Mihajlloviqin. Fotografia shoqërohej me mbishkrimin „Gjeneralët e ushtrisë qiellore“.

„Jam i gatshëm të mbaj përgjegjësi për çdo fjalë timen. Por nuk do të mbaj përgjegjësi për manipulimet e të tjerëve me fjalët e mia. Nuk do të pranoj që tërheqja e postimit tim të shndërrohet në pranim të diçkaje që nuk e kam bërë“, ka shkruar Kitanoviq.

Ai ka shtuar se nuk do të lejojë që sjellja e tij njerëzore të shihet si dobësi, ndërsa ka theksuar se përmes tij nuk do të lejojë të ofendohet as populli dhe as partia e tij.

të fundit

Arjanit Fazlija nis aventurën te Prishtina me gol që në debutim

Arjanit Fazlija nuk mund ta kishte imagjinuar një debutim më të mirë me fanellën e Prishtinës. Talenti i ri kosovar…

3 minutes ago

Konjufca dhe Aitaro shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit Kosovë-Palau

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim bilateral…

3 minutes ago

ARDC Official Deletes Mladić Post and Apologises After VLEN Reaction

Pas reagimit të ashpër të VLEN-it ndaj glorifikimit të kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq, drejtori i Agjencisë për…

4 minutes ago

Qamili: Water in Tetovo’s four villages will be administered by the local communities

Zv/kryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka dalë me një garanci të qartë për banorët e Porojit, Xhepçishtit, Reçicës…

4 minutes ago

IKShPK reports four new measles cases over the past week

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së fundit janë regjistruar katër raste të…

5 minutes ago

Berisha Hails Agreement on the Election of Bekim Sejdiu as President of Kosovo

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka uruar Bekim Sejdiun për marrëveshjen për zgjedhjen e tij President i…

6 minutes ago