Vendimi për dëbimin e një shtetasi 35-vjeçar të Maqedonisë së Veriut është lënë në fuqi nga Gjykata Administrative Federale e Zvicrës. Zyra Federale e Policisë (Fedpol) e akuzon atë se ka përkrahur organizatën terroriste “Shteti Islamik” (ISIS).
None found
Përveç dëbimit, 35-vjeçarit i është ndaluar për 20 vjet hyrja në Zvicër dhe në Principatën e Liechtensteinit.
Urdhri për largimin e tij ishte nxjerrë nga Zyra e Policisë Federale që në vitin 2022, pasi autoritetet kishin konstatuar se ai ishte radikalizuar.
Në aktvendim thuhet se i dënuari kishte përhapur në rrjetet sociale propagandë në favor të ideologjisë së “Shtetit Islamik”. Sipas gjykatës, ai e kishte ndihmuar organizatën terroriste edhe në aspektin logjistik dhe financiar.
Gjykata e cilësoi masën si proporcionale dhe, për këtë arsye, rrëzoi ankesën e paraqitur nga 35-vjeçari.
Ai kishte mbërritur në Zvicër në vitin 2014. Shtetasi i Maqedonisë së Veriut është i martuar me një grua nga Kosova dhe çifti ka tre fëmijë, ndërsa familjarët e tij kanë leje të përhershme qëndrimi në Zvicër.
Gjykata Administrative Federale pranoi se largimi i tij ndërhyn në jetën familjare, por vlerësoi se bashkëshortja dhe fëmijët mund ta vizitojnë në Maqedoninë e Veriut.
Trupi gjykues arriti në përfundimin se nevoja publike për garantimin e sigurisë dhe dëbimin e tij ka përparësi ndaj interesit privat të 35-vjeçarit për të qëndruar në Zvicër. Vendimi i Gjykatës Administrative Federale është përfundimtar dhe nuk mund të ankimohet më në Gjykatën Federale, përcjell Zhurnal.mk.
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…