Fshati Çanishte i Mariovës u përball me një situatë të rëndë, pasi zjarri i rënë një ditë më parë shkatërroi më shumë se 15 shtëpi dhe ndërtesa. Në këtë vendbanim, që ka rreth 10 banorë të përhershëm, pamjet e sotme janë të trishtuara. Çanishteja ndodhet rreth 35 km larg Prilepit, në një zonë me terren tejet të vështirë për t’u arritur.
None found
Flakët nisën rreth orës 13:30, në pjesën jashtë fshatit, por shumë shpejt u përhapën drejt banesave. Banorët përjetuan momente paniku, ndërsa disa prej shtëpive vijonin të digjeshin edhe më pas. Ata shprehen se ende ndodhen në gjendje shoku.
“Kishte njerëz që po mbyteshin nga tymi poshtë, ndaj po i nxirrnin me duar. Ambulanca ishte këtu, ndërsa zjarrfikësit po ndihmonin. Edhe unë po nxirrja gratë me dorë, po përdornim sisteme dhe po jepej oksigjen. Në fshat u dogjën 14-15 shtëpi”, rrëfeu një banor i Çanishtes.
Një tjetër banor tregoi se përpjekjet për të ndalur flakët nuk janë ndërprerë që nga dita e djeshme. “E luftuam zjarrin sa mundëm, me lopata dhe me ujë që e merrnim përmes tubave nga puset. Vraponim nga njëra anë në tjetrën për të mbrojtur shtëpitë. Nuk jemi ndalur që dje; kemi fjetur vetëm 2 orë, me turne”, tha ai.
“Ishte shumë e frikshme kur zjarri po përhapej. Si të mos ishte e frikshme, kur gjithçka po digjej atje?”, u shpreh një tjetër banor.
Rreth 15 shtëpi, stalla dhe objekte të tjera të vogla u shkrumbuan nga flakët. Zjarri hyri në fshat nga njëra anë dhe u përhap me shpejtësi për shkak të barit të tharë dhe bimësisë së dendur. Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima.
Për banorët, një rrezik shtesë gjatë përballjes me zjarret përbënin edhe predhat e mbetura nga Lufta e Parë Botërore. Shpërthimet e tyre dëgjoheshin vazhdimisht, ndërsa flakët përfshinin zonat brenda dhe jashtë fshatit.
Zjarrfikësit e Prilepit mbërritën me 4 automjete dhe 12 zjarrfikës, por distanca e madhe e vështirësoi ndërhyrjen. Udhëtimi nga Prilepi deri në Çanishte zgjat pothuajse një orë me makinë.
Aktualisht, zjarri është larguar nga fshati, por nuk është shuar plotësisht. Flakët vijojnë të digjen në dy drejtime. Pavarësisht kërkesës së bërë dje për ndihmë nga ajri, Shërbimi i Zjarrfikësve nuk dërgoi mbështetje ajrore.
Ekipet vazhdojnë punën në terren, ndërsa janë ftuar edhe vullnetarët që dëshirojnë të kontribuojnë në shuarje. Situata mbetet shqetësuese, pasi zjarri mund të shndërrohet në më të madhin e këtij sezoni.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se lideri i LVV-së, njeherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti mëngjesin e sotëm…
Mesfushori i Barcelonës, Gavi, raportohet se ka marrë vendimin përfundimtar sa i përket mundësisë për t’u transferuar te Manchester United…
Orhan Murtezani ka marrë zyrtarisht detyrën e ambasadorit dhe përfaqësuesit të përhershëm të Maqedonisë së Veriut në NATO. Murtezani është…
Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar mbi 110 mijë të papunë prej tyre mbi 10 mijë janë me arsim sipëror,…
Pamje të trishtueshme në fshatin Çanishte të Mariovës është parë edhe sot, ku më shumë se 15 shtëpi dhe ndërtesa…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, duke votuar në një mbledhje të Qeverisë në detyrë. Foto nga arkivi. Emërime…