Categories: maqedoni

Angellov: 29 zjarre të raportuara brenda 24 orëve, gjashtë vijojnë të jenë aktive

Brenda 24 orëve të fundit në hapësira të hapura janë evidentuar 29 zjarre, bëri të ditur drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov. Sipas tij, 23 prej tyre janë shuar, ndërsa gjashtë mbeten ende aktive.

Të lidhura

None found

Rasti më shqetësues është regjistruar në fshatin Çanishte, në afërsi të Prilepit, ku flakët u përhapën mes shtëpive, por nuk prekën banesat e banorëve. Përmes një video-mesazhi, Angellov tha se zjarrfikësit kanë vepruar gjatë gjithë natës dhe shprehu bindjen se zjarri do të vihet plotësisht nën kontroll gjatë ditës së sotme.

“Mirënjohje e madhe për zjarrfikësit e Prilepit, të cilët me përkushtim luftuan me zjarrin dhe arritën të shpëtojnë pjesën më të madhe të fshatit. Falënderime edhe për zjarrfikësit vullnetarë nga Manastiri, të cilët u angazhuan përmes ekipit për reagim të shpejtë të Drejtorisë dhe punuan gjatë gjithë natës, madje vazhdojnë të punojnë edhe tani. Ata shuan një sipërfaqe të madhe të përfshirë nga zjarri dhe mendoj se sot këtë zjarr do ta vëmë nën kontroll të plotë, edhe pse edhe vetë dyshoja se do t’ia dilnim në këtë përpjekje”, deklaroi Angellov.

Një tjetër situatë e rëndë u shënua në territorin e Komunës së Jegunovcës. Zjarri depërtoi në atarin e fshatit Tudencë dhe vuri në rrezik manastirin që ndodhet pranë tij.

“Për shkak të rrezikut të madh për manastirin, si dhe mungesës së zjarrfikësve lokalë nga Tetova, të cilët në atë moment nuk ndodheshin fare pranë manastirit, dërgova disa ekipe të Drejtorisë, të përbëra nga vullnetarë nga Gostivari, nga shoqata vullnetare e Çairit nga Shkupi, si dhe një shoqatë vullnetare nga Tetova, e cila nuk është e angazhuar përmes Drejtorisë, por me miratimin tim u përfshi në shuarjen e zjarrit dhe mbrojtjen e manastirit”, shtoi Angellov.

Angellov informoi gjithashtu se aktiv mbetet zjarri nga Velesi, i cili po lëviz në drejtim të Zelenikovës. Në Makedonski Brod, ndërkaq, intensiteti i zjarrit është ulur ndjeshëm. Në operacionin për shuarjen e tij janë angazhuar edhe tre “ertraktorë” dhe helikopteri i policisë.

Flakë aktive ka edhe në Studeniçan, në zonën e fshatit Ramni Gabër, por zjarri ndodhet larg fshatit.

të fundit

Kush është Bekim Bulica, pronari “në hije” i “Principote” ne Ksamil?!

Një ngjarje e rëndë u regjistrua gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte në Ksamil, ku një…

2 minutes ago

Kurti After Meeting with LDK: We Discussed the Criteria and Profile of the President

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas përfundimit të takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…

6 minutes ago

Condition improves for two sisters from Kosovo injured in fire in Vlora

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, së bashku me drejtorin e Administratës, Selim Marevci, ka vizituar Erëza Graincën, e…

7 minutes ago

Rizvanolli explains the terms of the agreement to export coal to North Macedonia

Korporata Energjetike e Kosovës do të eksportojë në Maqedoninë e Veriut thëngjill në vlerë deri në 73,2 milionë euro gjatë…

7 minutes ago

Two scooters collide in Vlora, riders injured

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, në zonën e njohur…

8 minutes ago

Honeymoon ends tragically as British couple dies in helicopter crash on Sifnos

Ky është çifti britanik që humbi jetën pas rrëzimit të helikopterit privat në ishullin grek Sifnos. [...] Read More... The…

8 minutes ago