Categories: maqedoni

Zhernovski pyet për prapaskenat e takimeve të Mickoskit me Richard Grenellin, i hetuar në SHBA

Hetimi amerikan ndaj Richard Grenellit, i dyshuar për përvetësimin e miliona dollarëve të dhuruar për Qendrën Kenedy dhe për shitjen e qasjes te presidenti Donald Trump, ngre pikëpyetje serioze për marrëdhëniet e Hristijan Mickoskit me të dhe për interesat që qëndrojnë pas kontakteve të qeverisë maqedonase në Uashington. Kështu deklaroi sot Andrej Zhernovski, anëtar i Bordit të LSDM-së, në një konferencë për shtyp.

Sipas Zhernovskit, rasti nxjerr në pah një rrjet më të gjerë interesash politike e biznesi, ku ndërthuren ndikimet e Vuçiqit dhe Orbanit, firmat e lobimit dhe kompani të lidhura me rrethet e tyre.

Të lidhura

None found

Ai rikujtoi takimet e shumta të Mickoskit dhe ministrit të Jashtëm, Timço Mucunski, me Grenellin, të zhvilluara në Uashington e Shkup, si edhe gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.

“Seria e këtyre takimeve është domethënëse dhe flet vetë për lidhjen e Mucunskit dhe Mickoskit me këtë person. Duam t’ia bëjmë të qartë opinionit vendas se i njëjti Grenell ka punuar prej vitesh për Vuçiçin”, tha Zhernovski.

Zhernovski përmendi edhe kompaninë amerikane të lobimit “Valcour”, e cila, sipas tij, punonte për promovimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në qarqet politike dhe mediatike të Uashingtonit. Ai shtoi se dokumentet e dorëzuara në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së tregojnë se përfaqësues të “Valcour” kanë komunikuar me Grenellin nga shtatori i vitit 2025 deri në mars të vitit 2026.

Ai tha gjithashtu se “Valkur”, përveç përfaqësimit të Serbisë, ka lidhje me kompani me ndikim në rajon, mes tyre “Telekom Serbia” dhe kompania hungareze “4iG”.

LSDM-ja i kërkon kryeministrit Mickoski të sqarojë natyrën e kontakteve të tij me Grenellin dhe të tregojë nëse, gjatë atyre takimeve, ka mbrojtur interesat e shtetit apo ato të individëve.

të fundit

Glen Daja nuk humbet kohë, “përvesh mëngët” dhe përgatit Elbasanin për sfidën me kryesuesit

Glen Daja në stërvitjen e parë si trajneri i Elbasanit Skuadra e Elbasanit ka kryer stërvitjen e parë nën drejtimin…

4 minutes ago

Joe Cole ngre në qiell Fabian Ruizin: Një nga lojtarët më të nënvlerësuar të të gjitha kohërave

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Fabian Ruiz, ishte një nga protagonistët e fitores spektakolare 4-2 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve,…

5 minutes ago

Protestuesit nisin marshimin nga ministria e Arsimit, bëjnë thirrje për dorëheqje e kryeministrit Rama

Studentët dhe qytetarë të tjerë, të cilët po protestonin përpara ministrisë së Arsimit, kanë nisur të marshojnë nëpër rrugët e…

15 minutes ago

Papa Leone XIV rifillon takimet me besimtarët pas operacionit dhe i falënderon për lutjet

Pavarësisht shiut dhe motit të keq në Romë, rreth 30 mijë besimtarë u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për…

18 minutes ago

The execution of the two Islamaj brothers/ court remands Ngushëllim Manzi in custody

Gjykata Penale ka lënë në burg Ngushëllim Manzin, të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Nazmi dhe Selam Islamaj. Vendimi…

20 minutes ago

Bedri Hamza largohet përfundimisht nga drejtimi i PDK-së

Kryetari Bedri Hamza e ka njoftuar sot Kryesinë e PDK-së për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga udhëheqja e partisë.…

21 minutes ago