Categories: maqedoni

Zekolli Shaqiri: Projekti Tetovë–Prizren avancon drejt tenderimit të tunelit

Zv/ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, zhvilloi sot në Ministrinë e Transportit një takim me grupin punues për rrugën Tetovë–Prizren. Takimi u mbajt me përbërjen e re të delegacionit nga Kosova, të drejtuar nga zv/ministri i Infrastrukturës dhe Transportit i Kosovës, Zef Morina.

Të lidhura

None found

Gjatë diskutimeve u analizuan çështjet administrative që burojnë nga Marrëveshja ndërqeveritare, si edhe ecuria e angazhimeve të të dyja palëve. Vëmendje iu kushtua punës në terren dhe kompletimit të dokumentacionit teknik.

Delegacionet ranë dakord për veprimet konkrete që do të ndërmerren në vijim për zhvillimin e projektit, veçanërisht për nisjen e procedurës së tenderimit për projektimin e tunelit ndërkufitar.

“Jemi tërësisht të angazhuar që, përmes vullnetit të përbashkët dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, ta nisim sa më shpejt fazën e tenderimit dhe ta avancojmë këtë projekt strategjik”, deklaroi Zekolli Shaqiri.

Ndërtimi i rrugës Tetovë–Prizren parashikon një korridor të ri strategjik që do të lidhë infrastrukturën e Maqedonisë së Veriut me atë të Kosovës, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe të transportit mes dy vendeve.

të fundit

Murtezaj addresses three groups in LDK: Think about where you are taking the party

Valon Murtezaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për zhvillimet dhe përçarjet e brendshme në këtë parti, duke u…

4 minutes ago

VIDEO/ Hungarian authorities uncover €17.7 million hidden in forests and buildings; former Orban minister arrested

Një operacion dyditor i autoriteteve hungareze ka zbuluar miliona euro të fshehura në pyje, magazina, ndërtesa bujqësore dhe banesa private.…

4 minutes ago

PS does not vote to expel Spiropali and Ndreca, Klosi briefs political leaders in Tirana: Focus on upcoming elections

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka dhënë detaje për vendimet e marra në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare…

4 minutes ago

Tedi Blushi after the Socialist Party Assembly: The party has been engulfed by clashes, Albanians must unite to remove Rama

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste,…

5 minutes ago

Building collapse in Greece claims the lives of two firefighters during firefighting operation

Një operacion për shuarjen e një zjarri në një ndërtesë të braktisur në zonën e Zefyrit, në bashkinë e Fylit,…

5 minutes ago

Socialist Party assembly in Lalëz, Rama calls for vote to expel Spiropali and Ndreca: Preparations for EU accession treaty to begin in 2027

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste po vijon punimet me dyer të mbyllura në Gjirin e Lalëzit, në një mbledhje që…

5 minutes ago