Këshilli Programor i Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTVM) ka përzgjedhur kandidaturën e Xhulian Shabanit për pozitën e zëvendësdrejtorit të servisit publik në gjuhën shqipe në Televizionin e Maqedonisë.
Shabani është një emër i njohur në fushën e medias dhe marketingut në rajon, me përvojë në prodhimin televiziv, projekte mediatike dhe filmike.
None found
I lindur në Kumanovë dhe me banim në Shkup, gjatë karrierës së tij ai ka qenë i përfshirë në një sërë projektesh dhe iniciativash në industrinë kreative dhe atë mediatike.
Përzgjedhja e tij vjen në kuadër të procedurës së zhvilluar nga Këshilli Programor i RTVM-së për plotësimin e pozitës së zëvendësdrejtorit të servisit publik në gjuhën shqipe.
Ky zhvillim vjen disa muaj pasi në krye të RTVM-së u zgjodh Zoran Ristovski – Xhuza, ndërsa me përzgjedhjen e Shabanit plotësohet edhe pozita drejtuese në segmentin e transmetimeve në gjuhën shqipe.
Mes tensioneve dhe përplasjeve të vazhdueshme, protesta në Tiranë vijon prej shumë orësh me tone të ashpra. Pas shpërndarjes së…
Pjesa e dytë e rubrikës “Trotuar” tek “E Diell” iu kushtua këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi. [...]Read More...
Egnatia dhe Elbasani EGNATIA 0-0 ELBASANI “Abissnet Superiore”: Java 13-tëStadiumi: “Arena Egnatia”Arbitër: Florjan Lata FORMACIONET ZYRTARE: EGNATIA: Tandilashvili; Alijev, Diabate, Ndreca, Kryeziu, Loukili,…
Një lëvizje e beftë e Policisë ka ndodhur në këto momente të protestës. Policia ka hyrë në Sheshin Skënderbej me…
Barcelona nuk ka lënë hapësira për gabim duke përfituar nga lëshimi i Real Madridit, duke rritur edhe më shumë distancën…
Gjilani dhe Drita kanë ndarë pikët në kryederbin e xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës.Pavarësisht shumë rasteve nga të…