Categories: maqedoni

Mickoski: Fatkeqësisht, sundimi i ligjit ende mungon, pres të sqarohen të gjitha aferat

Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, perceptimi i qytetarëve për sundimin e ligjit mbetet i rënduar në mënyrë sistematike, sepse, siç tha ai, në vend nuk ekziston sundim i ligjit, por pazare në drejtësi.

Duke folur në “RTVM”, Mickoski u shpreh se nuk është i kënaqur me sistemin gjyqësor dhe theksoi se pret që të dalin në dritë të gjitha aferat, pasi vetëm atëherë qytetarët mund të ndryshojnë bindjen e tyre për besimin ndaj organeve të drejtësisë.

Të lidhura

None found

Ai përmendi tre ngjarje nga e kaluara që, sipas tij, kanë prodhuar një problem të tillë dhe kanë lënë pasoja të rënda në sistemin e drejtësisë, pasoja që do të ndihen edhe për një kohë. E para lidhet me periudhën kur OBRM-PDUKM ishte partia më e madhe opozitare jashtë Kuvendit, pas zgjedhjeve të vitit 1994, ose me procesin e njohur të zgjedhjes së gjyqtarëve gjatë qeverisjes së viteve 1994–1998.

Mickoski tha se ai proces përfaqësonte një partizim të plotë të sistemit gjyqësor nga qeveria e atëhershme. Sipas tij, problemi i dytë lidhet me PSP-në dhe me të gjitha rrethanat që i paraprinë dhe e pasuan krijimin e saj. Ai kujtoi Marrëveshjet e Përzhinës dhe negociatat e viteve 2015–2016, prej të cilave, siç tha, u krijua ai “implant” si kompromis politik, ndërsa më pas gjithçka u shndërrua në padrejtësi. Më tej, ai shtoi se një qeveri tjetër e përdori atë institucion si mjet politik për të ushtruar presion ndaj kundërshtarëve politikë, atëherë opozitës, ose për të ndjekur interesa personale apo politike.

Ai nuk deshi të komentojë mënyrën se si ish-prokurorja speciale publike, nga burgu, praktikisht ia kaloi kompetencat Prokurorisë Publike të Shtetit, e më pas ish-prokurori publik i shtetit, ose më saktë paraardhësi i prokurorit të kaluar, ua transferoi ato prokurorëve që kishin ardhur nga PSP-ja tashmë e shpërbërë.

Mickoski rikujtoi edhe mënyrën si ajo u paraqit fillimisht, e mbështetur me aklamacion nga bashkësia ndërkombëtare dhe pjesërisht e financuar prej saj, me pritshmëri të mëdha se do të sillte drejtësi dhe vlera. Ai tha se të gjithë e dinë se si përfundoi gjithçka dhe se, për të treguar karakterin e tyre të ngushtë, mbeten ende të pazbardhura edhe bonuset që, deri sot, nuk kanë marrë epilog, deklaroi Mickoski./Telegrafi/

të fundit

Water bills in Struga to rise by up to 12%, residents oppose increase

Autoritetet lokale në Strugë do tua urojnë vitin e ri qytetarëve me fatura uji më të larta deri në 12%.…

11 minutes ago

Mickoski: We are open to dialogue, but will not accept constitutional changes without guarantees

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski pret që Komisioni evropian ta njohë përparimin e Maqedonisë në përmbushjen e obligimeve nga Agjenda…

11 minutes ago

Elisa Spiropali should have confessed her responsibilities and named her associates,” Klodiana Lala says: She cannot lecture us on morality; she is speaking…

Gazetarja Klodiana Lala ka kritikuar ish-kryetaren e Kuvendit dhe ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, pas deklaratave të kësaj të fundit…

12 minutes ago

Fatal accident in Samaticë: 67-year-old dies after vehicle ends up in a ditch

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal. Viktima është identifikuar si…

12 minutes ago

Studentes 18-vjeçare i gjendet trupi i pajetë në apartamentin e saj në Bolonja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Bolonjës në Itali, ku një studente 18-vjeçare është gjetur pa shenja jete…

12 minutes ago

Fier Prison has become a private institution,” Plarent Ndreca claims: I am not allowed to meet Veliaj

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka denoncuar sërish pengimin e takimit me kryebashkiakun e Tiranës, i cili ndodhet në…

12 minutes ago